Saturday, November 27, 2021
Home > Women Nutrition > Analiza/ ‘Moska po planifikon luftën tjetër Ballkanike! Loja me Kosovën mund të jetë pjesë…’

Analiza/ ‘Moska po planifikon luftën tjetër Ballkanike! Loja me Kosovën mund të jetë pjesë…’

Nga Janusz Bugajski

Administrata Biden e ka përqendruar politikën e saj të jashtme në kundërshtimin e rritjes së Kinës si fuqi. Një konsensus dypartiak është shfaqur në Uashington se Kina është kundërshtari më i rrezikshëm global i Amerikës. Dhe në mënyrë që të ndalojë përballjen me Pekinin,

Shtëpia e Bardhë ka kërkuar marrëdhënie më “të qëndrueshme dhe të parashikueshme” me Rusinë. Në realitet, nxitja e paparashikueshmërisë dhe e paqëndrueshmërisë janë dy strategjitë thelbësore të Moskës për të minuar Perëndimin dhe nuk ka arsye për të hequr dorë prej tyre.

Ndërsa Shtëpia e Bardhë është e preokupuar me fuqinë ushtarake të Kinës dhe kërcënimet e saj kundër aleatëve të SHBA-së në Lindjen e Largët, Kremlini mund të rrënojë rajone të tjera. Përfitimi nga shpërqendrimet e Shtëpisë së Bardhë mund të ndihmojë në ndezjen e konflikteve të reja dhe Ballkani Perëndimor mbetet objektivi kryesor.

Mosmarrëveshja e fundit në kufirin Kosovë-Serbi për njohjen e targave duket si një provë për konfrontime më serioze. Zyrtarët rusë po inkurajojnë qeverinë e presidentit Aleksandar Vuçiç që ta transformojë Serbinë në fuqinë dominuese në Ballkanin Perëndimor dhe në këtë mënyrë të rrisë ndikimin e Rusisë me Uashingtonin dhe Brukselin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *