Tuesday, November 30, 2021
Home > Women Nutrition > Pas Belind Këlliçit, Basha hakmerret ndaj Albana Vokshit, hap garën edhe në Forumin e Gruas në PD

Pas Belind Këlliçit, Basha hakmerret ndaj Albana Vokshit, hap garën edhe në Forumin e Gruas në PD

Pas vendimit për riorganizimin dhe zgjedhjen e organeve drejtuese të Forumit Rinor edhe Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë do të hyjë në një proces zgjedhor. Kjo detyrë mbahej prej kohësh nga Albana Vokshi.

Kryetari i PD Lulzim Basha udhëzoi sot zhvillimin e zgjedhjeve për kryetaren e LDGSH-së, post i cili mbahet me emërim që prej vitit 2012, si dhe të organeve të tjera drejtuese të Lidhjes së Gruas.

Kjo lëvizje e Bashës vjen pas deklaratave të Albana Vokshit, ku një ditë më parë ajo përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh, se Organizatat Partnere të Partisë Demokratike, LDGSH dhe FRPD, janë forume që organizohen dhe drejtohen në bazë të Statutit të tyre. Askush, as Kryetari i PD, nuk ju merr dot vendimmarrjen

Deklarata e plotë e PD-së:

Zgjedhja e kryetares së LDGSH-së do të bëhet sipas parimit 1 anëtar, 1 votë. Kjo është hera e parë që anëtareve të Forumit të Gruas u njihet e drejta për të zgjedhur drejtuesen e tyre me votë direkte.

Për të garantuar standardet e procesit, Kryetari Basha ngriti një grup të posaçëm për zgjedhjet në LDGSH, i cili përbëhet nga:

1. Grida Duma
2. Arta Sakja
3. Dhurata Çupi
4. Orjola Pampuri
5. Greta Bardeli
6. Alfrida Marku
7. Ina Zhupa
8. Eralda Tase Bano
9. Zheni Gjergji
10. Ledina Aliolli

Grupi i punës do të mbikqyrë mbarëvajtjen e procesit për zgjedhjen e Kryetares dhe zgjedhjet dhe riorgarnizimin e të gjitha forumeve të tjera të LDGSH në qendër dhe në degë. Në LDGSH mungojnë prej vitesh forume të tilla drejtuese si kryesia apo Këshilli Kombëtar i LDGSH-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *