Monday, November 29, 2021
Home > Women Nutrition > Rrëfimi i shqiptares që iu bë nënë 15 fëmijëve nevojtarë: Të gjitha ëndrrat më janë plotësuar

Rrëfimi i shqiptares që iu bë nënë 15 fëmijëve nevojtarë: Të gjitha ëndrrat më janë plotësuar

Sadetja u shkollua për mjekësi, por para se të niste rrugëtimin e saj profesional, jeta e saj mori një kthesë. Dashuria e saj për fëmijët e në veçanti ata fëmijë të pambrojtur e pa kujdes prindëror, u bënë qëllimi i jetës dhe shtysa e saj kryesore.

Ajo është një ‘SOS-nënë’ (SOS fshatrat e fëmijëve) që jeton me 5 fëmijë të cilët i konsideron si të sajët.

Sadete Hajziri jeton në Prishtinë dhe kujdeset për 5 fëmijë nevojtarë të moshave nga 5 deri në 14 vjeç. Prej afro 18 vitesh ajo e kryen me pasion këtë punë. Gjatë angazhimit të saj, Sadetja është përkujdesur për të paktën 15 fëmijë, 10 prej të cilëve tashmë kanë fituar pavarësinë apo janë ribashkuar në familjet e tyre.

“Unë fëmijë nuk kam, s’kam qenë e martuar, por nuk ndiej asgjë që nuk kam qenë e martuar. Më janë plotësuar të gjitha ato ëndrrat që i kam pasur.”, thotë ajo në intervistë për Radio Evropa e Lirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *