Tuesday, November 30, 2021
Home > Women Nutrition > E BUJSHME! Rrëfehet Jaho Salihi: Isha në zyrën e Azem Hajdarit para vr asjes, aty pashe…

E BUJSHME! Rrëfehet Jaho Salihi: Isha në zyrën e Azem Hajdarit para vr asjes, aty pashe…

Tetëmbëdhjetë vite nga vr.asja e Azem Hajdarit, Jaho Salihi vjen në një intervistë ekskluzive për gazetarin Ylli Rakipi në emisionin “Të Paekspozuarit” në Ora News.

Rakipi: Unë jam sot me të, Jaho të falenderoj që pranove intervistën.

Salihi: Faleminderit ty që ke ardhur.

Rakipi: Në fakt ti ke provuar në mënyrë të beftë, ke nisur të jetosh një jetë tjetër, ke 15 vjet që jeta jote e zakoshme ka stopuar dhe ligji, autoritetet të kanë thënë do të jetosh në këtë mënyrë, çdo të thotë kjo për një njeri? Sepse ligji ty ka thënë që do të jetosh me këtë mënyrë përjetësisht…

Salihi: Është shumë e vështirë, shumë e vështirë aq më tepër kur të vijnë edhe fat.keqësi përpara se të ndodh kjo. Kam pasur vde.kjen e babait, vd.ekjen e miqve të mi, jam prind kam dy vajza, kam vëllezër. Një fa.tkeqësi, e vështirë është, 22 vjeç kam qenë.

Rakipi: Ti nuk komunikoje dot me jetën jashtë.

Salihi: Kur jam ar.restuar më ka stopuar gjithçka.

Rakipi: Çfarë mendon njeriu dua ta di, pas dhë.nies së dëni.meve? Do flasim gjerësisht arr.estimi, ndalimi, por dhënia e dën.imit: Bur.gim i përjetshëm pa të drejtë apelimi, ç’ndjen njeriu në këtë moment?

Salihi: Më falni, nëse i shihni filmimet në atë ditë, unë kam qeshur edhe duke biseduar me avokatin kam qeshur.

Rakipi: Ke qeshur, përse?

Salihi: Ishte e parashikuar, ishin rrethanat të gjitha, rrethanat politike, momentet, gjyqi si shkoi, dihej përfundimi… Kam qenë i vetëdijshëm për fat. Një miku im më tha që je socialist, ndërsa unë i thashë se jam realist si natyrë. Kam qenë i vetëdijshëm, nëse i analizon për momentin edhe politikën edhe gjyqësorin edhe prokurorinë, të gjitha rrethanat, dihej që do të merrej një dë.nim. Pa llogaritur informacion tjetër që kisha unë si shkonin punët, por kur kalon koha është e vështirë, shkëputesh nga gjithçka, nuk sheh familjen, nuk sheh njerëzit e tu, nuk sheh vendlindjen tënde dhe kur bëhen të gjitha këto.

Ti përmende edhe shkrimtarin francez, e kam lexuar dhe e kam pasur përzemër poezinë që ka shkruar Nënë Tereza, “Poezinë e ka shkruar jeta”. Jeta është jetë jetoje jeta, jeta është e lu.ftë luf.toje! Duke u pajtuar, nuk ke rrugë tjetër.

Rakipi: Duhet të pajtohemi me jetën, ndonjëherë është fati. Edhe fatin e bëjmë ne. Por të hyjmë në bisedë, shume njerez ju thërrasin Jaho Salihi, shume te tjere Jaho Mulosmani. Ne fakt cfare eshte ky emer i dyfishte?

Salihi: Në përgjithësi në zonat tona në malësi përdoret kjo, në emër të babës, babai im e ka Sali, ndjesë pastë, e përdorin shumë atje. Në rrethin familjar dhe shoqëror përdoret. Mulosmani mbiemëri i fisit. E përdorin edhe Bajraktari, edhe Krasniqi sepse stërgjyshi ka qenë bajraktar. Kurse mënyra si është përdorur atë natë ka kombinacion, domethënie tjetër.

Rakipi: Jeni arr.estuar ne oren 6:45 te mengjesit te 6 Majit 2001, ne lagjen Partizani, ne qytetin e Bajram Currit në shtëpinë e vjehrrit tuaj. Në operacion për ar.restimin tuaj kanë marrë pjesë 70 efektive te RENEAS. A mund ta sjellim ne kujtesë ate moment?

Salihi: Sa jam ngritur nga gjumit, kam larë sytë dhe u vesha kur kanë hyrë forcat speciale.

Rakipi: Policia ka njoftuar se ju nuk bëtë rezistencë.

Salihi: Nuk ka arësye të bëja rezistencë.

Rakipi: Unë kam një provë tjetër, ka të dhëna jo të vogla që ju jeni dorëzuar me një marrëveshje.

Salihi: Isha në Tropojë, i lashë vetë të më arr.estonin

isha në Tropojë.

Rakipi: Nuk ju përgjigjët pyetjes time. Kishit një marrëveshje?

Salihi: Absolutisht jo. Unë kisha mundësi edhe të ikja. S’kam faj unë që ata nuk kanë gjetur ar.më aty. Se kanë gjetur, se kam fajin unë. Se te kjo rrinë që unë kam qenë i a rm.atosur.

Rakipi: Ju e përjashtoni idenë që ishte një arr.estim i inskenuar, ju pranuat që të arre.stoheshit?

Salihi: Unë të thashë, është tjetër kundërshtimi, është tjetër t’i lësh të arr.estojnë. Unë kisha mundësi të ikja, në 2001 në Tropojë, është komplet kom.isariati që kam drejtuar vetë pa llogaritur rrethin shoqëror.

Rakipi: Ishte një vend që kontrollohej totalisht nga ju, më kujtohen shënimet e një të huaji që i thoshte një amerikani të njohur të shërbimeve sekrete të asaj kohe. Ai pyeste Fatos Klosin, një burrë babaxhan, thoshte ai në shënimet e veta.

“Unë kontrolloj situatën deri te Vau i Dejës, lart është komi.sariati i Tropojës”, shefi i shërbimeve sekrete i thoshte se aty kontrollojnë ata.

Salihi: Nuk e di, s’kanë pasur problem shërbimet sekret asnjëherë në Tropojë.

Rakipi: Jaho, të kalojmë te momenti që ju çoi ju në bu.rg, momenti fillestar, ju jeni dën.uar së pari për vr.asjen e deputetit Azem Hajdari. Ju keni thënë që nuk flas për vr.asjen e Azem Hajdarit nëse nuk vjen Sali Berisha në gjyq, duket si një mënyrë për të gjetur shkak për të mos folur.

Salihi: Jo nuk është kështu, absolutisht jo, mua kush më aku.zoi? Më aku.zoi Berisha.

Rakipi: Berisha ka thënë që Jaho Salihi ishte aty. Ai nuk tha Jaho Mulosmani po tha Jaho Salihi. Janë fis i gjerë Mulosmanët, kishte edhe ai pjesë.

Salihi: Nëse thua Jaho Mulosmani, çfarë arësye ka që nuk e thua. Kjo ishte frikë që bënin lidhje opinioni, gazetarët, bënin lidhje me Sokolin. Nëse ai e ka ditur që unë jam aty, ai e ka ditur edhe kush jam unë. Jaho Salihi, thashë e shpjegova kam emrin e xhaxhit që ka vd.ekur në 1944 në lu.ftë me gjermanët.

Rakipi: Pse mendon se e tha ndryshe mbiemrin?

Salihi: Jaho Salihi më thërrasin ose njerëzit e afërt familjar ose shoqëria e ngushtë, e afërt.

Rakipi: Po Saliu pse të thërriti kështu?

Salihi: Saliu nuk donte të dilte mbiemri Mulosmani kishte dyshim kush po implikohet, Sokoli dihet ka qenë njeri i ndershëm por është njeri besnik i tij. Atë natë bëri gabim dikush i dha informacion të gabuar, natën e ngjarjes i’a dhanë informacion të gabuar dhe ai e tha. Ai del nga kontrolli, nëse i thonë diçka ai e plas.

Rakipi: Pavarësisht se ç’ka thënë Berisha ju e keni pranuar se keni qenë prezent në vr.asje.

Salihi: Po, absolutisht.

Rakipi: Në gjyq keni thënë që nuk flas për vr.asjen e Hajdarit nëse nuk vjen dësh.mitar Sali Berisha, përse e keni kërkuar sepse ai tha emrin tuaj, vetëm për kaq?

Salihi: Nëse ai e ka ditur që unë jam aty e ka ditur edhe ka ditur edhe kush ka qenë tjetër, e ka ditur edhe që ka qenë Fatmiri si është ai djali tjetër Naimi, pse si përmendi ata po më përmendi mua.

Rakipi: Mendoni se ka diçka?

Salihi: Normale unë isha shef i policisë.

Rakipi: Ishte thjesht politike.

Salihi: Prej fillimit jam i bindur edhe nga informacioni brenda zyrave të tyre. Nga fillimi ka qenë e llogjikshme. Pse nuk erdhi të dësh.monte, ta zbardhte vetë.

Rakipi: Mbase skishte ç’të thoshte për vr.asjen.

Salihi: Ka ndodhur ngjarja para zyrave të PD-së. Kanë qenë me të.

Rakipi: Rastësisht unë atë mbrëmje kam qenë aty.

Salihi: Po e di, e kam të gjithë informacionin. Ti ke qenë aty atë natë nuk ka biseduar Azemi me Saliun? As në telefon as direkt?

Rakipi: Unë isha në zyrë ka hyrë Genc Pollo, e kam të gjallë atë moment, hyri Azemi erdhi vërdallë te zyra. Unë i kërkova të ulej, ai tha po më pret Famtira jashtë, për gruan. Iku, kishte takuar dhe shoferin tim pas kësaj kam ikur edhe unë dhe pas pak minutash janë ndjerë kr.ismat.

Salihi: Azemi ka dalë ka pirë kafe është kthyer aty. Nga aty ka dalë jashtë.

Rakipi: Ishte momenti I fundit, ky me mua, që do të ikte te gruaja. Saliu gati ishte dhe s’ishte aty, e pa si një gjë krejt të zakonshme. Të jemi realist, unë kam qenë rastësisht aty. Unë kam qenë aty, jam larguar pastaj kam organizuar gazetarët, kemi vajtur në spital ush.tarak, kam bërë punën time si gazetar.

Rakipi: Ke pranuar që ke qenë prezent në ngjarje. I ke kërkuar ndjesë familjes Hajdari që ke qenë aty. Tani kanë kaluar 15 vjet, në çfarë rrethanash ke qenë aty? Shefi i Policisë së Tropojës befas ndodhet aty, në ç’rrethana ishit?

Salihi: Unë Famtmirin e kam pasur nip të familjes, Fatmir Haklajn e kam pasur edhe shok. Unë kam ardhur për punët e mia sikur vija në Tiranë, edhe ai ishte për Tiranë dhe e kam marrë me vete. Në 1998 nëse shefi i policisë merr makinën e policisë, nuk kishte asnjë problem që mikrobuzi i policisë vinte për tiranë, ndodh sot kjo në 2016. Fatmiri në atë kohë ka qenë pa punë, ka qenë i pezulluar. As ka pasur ndjekje penale ose hetim ose ndalim, absolutisht. Nëse ka një shkelje, në bazë të ligjit, e vetmja shkelje është vetëm pse isha me makinën e kom.isariatit në Tiranë.

Rakipi: Ju thonit se ishit aty ku u krye kjo vr.asje. Ju thoni në rrethana krejt të rastësishtme?

Salihi: Krejt të rastësishtme, pse kam qenë aty. Ajo çfarë ka rrjedhur para se të vijmë aty: Fatmiri ka pasur infomacione, kam pasur edhe unë, që v.rasjen e vëllait të Fatmirit, Shkëlqim Haklaj kur ishte shef I komi.sariatit, është organizuar prej zyrave të PD-së.

Rakipi: Vazhdon të qarkullojnë mesazhe të tilla në partitë politike shqiptare. Kishit provë për këtë?

Salihi: Mirë, jam dakord. Ta shpjegoj, ai kishte informacione që njerëz që kanë lidhje me Azemin, kanë pasur lidhje me Saliun, kanë organizuar vr.asjen e vëllait të Fatmirit, vëllait të nuses në 1998-ën. Problemi është Ylli se nuk është që kishim fakte apo diçka të shkruar, kishim informacione brenda PD-së, ishte normale.

Rakipi: Kishit njerëzit tuaj brenda PD-së?

Salihi: Është normale, ishte e logjikshme, ishim në punë ishim në pozicione të mira, kishim shumicën pasi ishin Tropojan, shumica ishin me PD ishin mirë edhe me ne, s’na kishte bërë politika.

Rakipi: Ju keni qenë sistematikisht me socialistët apo?

Salihi: Si familje po.

Rakipi: Po Haklajt, kanë qenë të ndarë?

Salihi: Haklajt jo, në 1991-1992 janë anëtarësuar në PD, ka dokuemente jam i bindur. Fatmiri, Shkëlqimi kanë marrë dokumente të Partisë Demokratike.

Rakipi: Jaho, gjykata ka vleresuar se ju keni qelluar mbi Azem Hajdarin?

Salihi: Gjykata na ka bërë vr.asës së dyve edhe mua edhe Fatmirin. Aty janë gjetur një palë gëzhoja.

Rakipi: Ti s’mund të vri.sje para Fatmirit?

Salihi: Unë ta thashë aty është dashur të ngjallej Azemi gjatë ditës dhe ta sillje më pas aty. Nuk e kanë ngjallur.

Rakipi: Është shkëmbyer një bisedë, ç’farë ndodhi?

Salihi: Kuptomë drejt, ta them me pastërti, Fatmiri nuk ka qenë i bindur 100 % se e ka organizuar Azemi. S’ka qenë i bindur, se jo natën po ditën në mes Tiranës e kishte bërë, ata që e njohin Famtirin e dinë. Nuk ka qenë i bindur, kemi pasur informacion kush ka qenë në pritë. Personat që kanë qenë në pritë kur është vr.arë vëllai i Fatmirit, kemi pasur informacion. Ata asnjë s’janë njohur si njerëz të besuar të Azemit. Kanë qenë të PD-së, kanë lidhje me PD-në, strutkurat e policisë, të tatimeve por asnjëri nuk ka qenë i besuari i Azemit. Të tërë kanë qenë të besuarit e doktorit.

Rakipi: Ti nuk e di kush e solli Azemin?

Salihi: Këtu është abuzuar shumë, momenti kur ka dalë Azemi aty jam I bindur sot, besoj edhe ata që kanë njohur Azemin dhe ata që kanë njohur Fatmirin. Se ta dinte Azemi që Fatmiri ishte aty ai nuk vinte. Se s’ka pasur si të vinte.

Rakipi: Përse mendon se nuk vinte?

Salihi: E dinte se e para që kishte marrë një fjalë nga babai i Fatmirit, se deri në fund të shtatorit kthente përgjigje, se i është shfajsuar. Ka takuar babain e Fatmirit, ishte shfajësuar, kishte bërë be siç e kemi zakon ne në malësi se nuk kishte lidhje me vr.asjen e Shkëlqimit.

Kam qenë prezent në takim me Azemin, unë kam qëlluar në atë kohë të isha në Tiranë, e kam parë babain e Fatmirt duke dalë nga zyrat e PD-së, e ka takuar Azemin dhe te mirkobuzat kur shkonin për Tropojë ka pirë kafe me një mik të vetin, Alfred Duka. Ai ka qenë për çështjet e sigurimit në PD. Ai e ka takuar babain e Fatmirit në kafe dhe i ka thënë Azemi do të të takojë.

Rakipi: Kush ta tha ty këtë?

Salihi: Kam qenë prezant, jo në takim, kam qenë jashtë për punët e mira, e kam parë kur ka dalë nga zyrat e PD-së dhe kam bërë shaka duke i thënë se kishte shkuar për tu anëtarësuar në PD. Ai mu përgjigj se e kishte thërritur Azemi për të pirë një kafe me të dhe kishte shkuar ta takonte. Azemi i kishte thënë se jam i gatshëm për të bërë be, siç bëjmë ne në malësi, që s’kishte faj s’kishte lidhje me vr.asjen e Shkëlqimit.

Rakipi: Azemi është sqaruar me babain e tij?

Salihi: Azemi takoi plakun e Haklajve dhe bëri be qe se kishte vr.arë Shkëlqimin

Salihi: Po i ka thënë që dua të jetoj në Tropojë, Azemi i ka kërkuar që dua të jetoj në Tropojë dhe të jap arësye që s’kam lidhje me djemtë. I ka thënë babai i Fatmirit se do të flasë me djemtë dhe do të kthente një përgjigje në shtator. Ka dalë dhe ka ikur. Logjika të çon te shfaqjsimi i tij, e para që do të jetojë në Tropojë. Nëse ti ke organizuar një vr.asje, nuk ke si të vish në Tropojë. E dyta, ka bërë be siç e kemi zakon ne në malësi si malësor, ai është shfajësuar, I ka thënë e dhe tjetrën që s’ta kam bërë unë ta kanë bërë nga zyra tjetër, jo nga unë. Thonë që Azemi atë ditë ka bërë inçizim të gjithë bisedën që ka bërë me plakun Haklaj e ka incizim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *