Sunday, December 5, 2021
Home > Women Nutrition > U vra pas Dajtit dhe u mbulua me zhavorr e gurë, FOTO e biznesmenit 43-vjeçar Ruzhdi Hoxha

U vra pas Dajtit dhe u mbulua me zhavorr e gurë, FOTO e biznesmenit 43-vjeçar Ruzhdi Hoxha

Syri.net siguron foton e biznesmenit 43-vjeçar, Ruzhdi Hoxha që u ekzekutua pas Dajtit nga shoku i tij Ferdinand Rrushi.

Ngjarja ka ndodhur 15 ditë më parë kur edhe Hoxha u denoncua në polici si i humbur, ndërsa më pas u shpall edhe i zhdukur.

Trupi i viktimës është gjetur i mbuluar me zhavorr ndërkohë që ka qenë gjysmë i dekompozuar. Kjo vërteton se ai mund të jetë vrarë që në ditën e parë të zhdukjes së tij rreth dy javë më parë.

Lidhur me këtë ngjarje i arrestuar vijon të mbetet miku i viktimës, Fredi Rrushi i cili ishte edhe personi i fundit që ishte takuar me biznesmenin. Raportohet se policia ka zbuluar se ai ka dhënë deklarata të rremë në polici lidhur me rastin në fjalë.

Viktima Ruzhdi Hoxha

Ai fillimisht kishte deklaruar se biznesmenin Ruzhdi Hoxha e kishte lënë në zonën e njohur si “3-shi” në Tiranë dhe më pas nuk kishte pasur kontakte. Por nga gjurmimi që policia ka bërë, rezulton që makina e tij tip “Passat” është parë në zonën e Dajtit dhe është filmuar nga kamerat e sigurisë. Kjo ka bërë që policia të dyshojë se biznesmeni mund të jetë vrarë në këtë zonë.

Uniformat blu bëjnë me dije se si rezultat i kërkimeve ditën e djeshme në zonën e Dajtit kanë gjetur fillimisht një xhup të gjakosur që u vërtetua se i përkiste 43-vjeçarit.

Si rezultat edhe i kontrollit me qentë e gjurmës, thotë policia, sot u bë e mundur që në Qafë-Mollë, mbrapa Dajtit, në një greminë, u gjet i mbuluar me zhavorr e gurë trupi i pajetë i Ruzhdi Hoxhës.

Trupi i pajetë u nxor nga humnera pasditen e sotme dhe u dërgua në morgun e spitalit për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës.

Autori i dyshuar i ngjarjes, Ferdinand Rrushi është person me precedent penal dhe i dënuar për trafik droge në Itali. Ndërsa në vitin 2018 ai rezulton të jetë arrestuar për plagosjen e një personi në Kamëz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *