Monday, November 29, 2021
Home > Women Nutrition > Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj… Deputetët e PD në lokal luksoz në Milano, u shkon fatura e kripur

Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj… Deputetët e PD në lokal luksoz në Milano, u shkon fatura e kripur

Një grup deputetësh të Partisë Demokratike kanë vizituar Milanon, qyteti më i shtrenjtë në Italinë e Veriut dhe njëherazi kryeqendra europiane e modës.

Në krye të deputetëve demokratë është Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Bashkë me Gazment Bardhin, në fotot e publikuara në internet ndodhet edhe deputeti i Lezhës, Agron Gjekmarkaj (mban maskë), ai i Lushnjes, Saimir Korreshi, deputeti i Kukësit Flamur Hoxha, i Matit, Kreshnik Çollaku si dhe deputeti i Devollit, Bledjon Nallbati.

Ata janë fotografuar nga një shqiptar rezident atje, në një prej lokaleve më të shtrenjta të Milanos i cili në fotot e dërguara në redaksinë e JOQ shkruan se vetëm fatura e pijeve që konsumuan deputetët shkoi 250 euro.

Me rastin e kësaj vizite deputetët nuk kanë harruar të bëjnë edhe shoping, te dyqanet e shtrenjta të Zara-s në Milano

Mësohet se deputetët kanë udhëtuar këtë të premte drejt Italisë, nisur nga fakti që ata munguan gjatë punimeve në komisionet parlamentare ditën e sotme.

Nuk dihen arsyet e vizitës së deputetëve demokratë me Gazment Bardhin në krye, në Itali, ndërsa zyrtarisht nga PD nuk ka ndonjë njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *