Monday, November 29, 2021
Home > Women Nutrition > Pas deklaratës se BIA është e përfshirë në vrasjen e Ivanoviqit, Trajkoviq: Po më përndjekin, më është bllokuar pensioni

Pas deklaratës se BIA është e përfshirë në vrasjen e Ivanoviqit, Trajkoviq: Po më përndjekin, më është bllokuar pensioni

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka njoftuar opinionin se i është bllokuar pensioni nga shteti serb nga përmbaruesit që janë duke e kryer vendimin e procesit gjyqësor, për të cilin asnjëherë nuk është informuar.

Përkatësisht, ajo është paditur nga zyrtari i Agjencisë së Sigurisë Informative, Bojan Dimiq, për shkelje të reputacionit të saj, dhe në aktgjykim thuhet se ka marrë njoftim, ndonëse pretendon se nuk e ka marrë.

“Sapo mora vesh se pensioni më ishte bllokuar nga ekzekutorët që po kryejnë vendimin e procesit gjyqësor, për të cilin nuk u informova asnjëherë.

Kjo është padia e dytë për dëmtim të reputacionit, e cila është ngritur kundër meje pa dijeninë time nga zyrtari i BIA-s, Bojan Dimiq. I kam borxh 500.000 dinarë(4200 euro)”, ka shkruar Trajkoviq në Twitter.
https://twitter.com/trajkovic_rada?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1456279195043069963%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fpas-deklarates-se-bia-eshte-e-perfshire-ne-vrasjen-e-ivanoviqit-trajkoviq-po-perndjekin-eshte-bllokuar-pensioni%2F

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *