Saturday, December 4, 2021
Home > Women Nutrition > I fundit/ ADN ‘tradhëton’ një prej grabitësve të biznesmenit në Nikël, identifikohet nga policia

I fundit/ ADN ‘tradhëton’ një prej grabitësve të biznesmenit në Nikël, identifikohet nga policia

Identifikohet një nga autorët e grabitjes së biznesmenit Nazmi Çangu dy javë më parë në banesën e tij në Nikël. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se identifikimi i tij është bërë nga ADN e fijeve të flokut në kapelen që policia sekuestroi në vendngjarje, si dhe provat e tjera të mbledhura aty.

Referuar burimeve, ABC mëson se i dyshuari është me origjinë nga Laçi dhe jeton në Tiranë. Për arrestimin e tij, policia organizoi pak ditë më parë një operacion në një zonë periferike të kryeqytetit, por në momentin e ndërhyrjes ai i shpëtoi forcave të rendit. Për disa ditë me radhë, i dyshuari është mbajtur nën vëzhgim për të zbuluar se kush janë personat me të cilët ai ka kryer grabitjen.

Nga kamerat e sigurisë në banesën e Nazmi Çangut, rezulton se autorët kanë qenë më shumë se 6 persona. Në dëshminë e dhënë ditën e ngjarjes, edhe vajza e biznesmenit, Xhelona Çangu i tha hetuesve se njëri prej autorëve ishte i pamaskuar dhe arriti ta shohë atë para se të vendoste kapuçin dhe se nga e folura ishin nga Laçi.

Aktualisht, hetuesit janë në pritje edhe të përgjigjes nga kompanitë celulare mbi kërkesën e bërë që të zbardhen thirrjet telefonike përreth banesës së familjes Çangu ditën që ndodhi ngjarja. Kjo pasi autorët gjatë kohës që kryen grabitjen, flisnin me kufje me njëri-tjetrin.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të 24 tetorit. Autorët, kanë hyrë nga pjesa e pasme e banesës duke prerë telat rrethues në dy vende të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *