Saturday, December 4, 2021
Home > Women Nutrition > Von Cramon Jep Lajmin E Zi Për Kosovën: Nëse Liberalizohen Vizat, Kosova Do Të Humbasë Diçka “Karshi” Serbisë

Von Cramon Jep Lajmin E Zi Për Kosovën: Nëse Liberalizohen Vizat, Kosova Do Të Humbasë Diçka “Karshi” Serbisë

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka deklaruar se nëse liberalizohen vizat për Kosovën, atëherë njerëzit do të pranojnë më lehtë kompromiset që mund të dalin nga marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas saj, ideja e ndryshimit të kufijve është toksike, andaj nuk mund të ketë debat për të.

Këto deklarata, von Cramon i bëri në një intervistë për KosovaPress, gjatë të cilës po ashtu tha se me padurim po e pret marrëveshjen finale të dialogut.

“Të gjithë po presim me padurim që të kemi një marrëveshje finale, e cila do të sillte pajtimin për njohje reciproke nga dy anët.

Prandaj, duhet ta vazhdojmë këtë dialog me qëllim të normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kjo është më e rëndësishmja.

Është e rëndësishme për ju, për qytetarët tuaj në Kosovë, është e rëndësishme për ne në Bashkimin Evropian, sepse pa të nuk mund të ketë rrugë evropiane për Kosovën”, ka thënë ajo.

Sipas saj, perspektiva afatgjate e Kosovës duhet të jetë integrimi në Bashkimin Evropian. Çështjet e kompromisit, thotë ajo, bëhen më të pranueshme nëse liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës.

“Siç e thash, unë nuk jam palë negociuese dhe nuk kam mandat që t’i tregoj askujt se si mund të duket një kompromis.

Mendoj se është shumë e vlefshme që të llogaritet çdo gjë që është e rëndësishme për interesin nacional. Të llogaritet se çka është e nevojshme për Kosovën dhe cila është perspektiva afatgjate dhe unë e shoh se perspektiva afatgjate është patjetër integrimi në Bashkimin Evropian.

Por, ju keni të drejtë. Për këtë, liberalizimi i vizave duhet të jetë hapi i parë, para fazës së reformave. Mendoj se Evropa duhet të dëshmojë se i ka kryer detyrat e saj, se ata do ta japin dritën e gjelbër për njerëzit në Kosovë dhe atëherë do të thoja se do të ishte më e lehtë për njerëzit në Kosovë që të pranojnë një kompromis, çfarëdo qoftë ai”, shtoi ajo.

Tutje, von Cramon foli edhe për idenë e ndryshimit të kufijve, të cilën ajo e quajti toksike, andaj nuk mund të ketë debat për të.

“Absolutisht e ndaj perspektivën e njerëzve se ndryshimi i kufijve është toksik dhe nuk mund të ketë debat për të. Ai do ta dëmtonte çdokënd në rajon. Ne patëm një debat të ngjashëm për Bosnjën prandaj duhet të distancohemi dhe ta lëmë pas atë çështje. E kam përmendur se çështja e personave të zhdukur është kruciale dhe e dimë se ka pasur disa arritje për këtë”, tha ai.

Përfaqësuesja e Parlamentit Evropian paralajmëroi dakordim për Asociacionin në marrëveshjen finale mes dy vendeve.

Sipas saj, për këtë assesi nuk duhet të ndiqet modeli i Republikës Srpska në Bosnje.

“Do të ketë diçka për Asociacionin për pakicat serbe, por si do të draftohet dhe si do të duket, cilat do të jenë kompetencat e tij ekzekutive, po mendoj, çfarë lloj fuqie ekzekutive mund të ketë dhe natyrisht që nuk duhet të jetë asgjë si Republika Serbe në Bosnje.

Prandaj, mendoj se shumë forca diplomatike duhet të kalojnë nëpër të gjitha pikat nga Plani i Ahtisaarit dhe atëherë Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të jetë vetëm një çështje. E kuptoj pse kryeministri Kurti nuk është i gatshëm që në këtë pikë të flas vetëm për këtë çështje dhe e ndaj pozitën e tij se duhet të presim dhe të shohim se çka do të ketë në pako dhe atëherë do të vendosim se si do ta trajtojmë këtë pikë”, vazhdoi ajo.

Sa i përket liberalizimit të vizave, von Cramon tha se nuk e di pse Franca po e mban të bllokuar këtë proces.

Sipas saj, Kosova ka përmbushur kriteret e kërkuara.

“Jam lodhur dhe sëmurë duke folur për këtë. Secilën herë po e përsëris vetën. Unë e ndaj frustrimin me ju, nuk kam ide pse Franca po e bën këtë dhe po e mban ende të bllokuar liberalizimin e vizave në Këshill.

Kështu që unë vetëm mund të apeloj tek kolegët e mi francezë, te presidenti francez se kërkesat teknike janë përmbushur nga ana e Kosovës dhe tani ju takon vendeve anëtare të Këshillit, shumicës të vendeve anëtare që të japin dritën e gjelbër.

Por, në anën tjetër patjetër që ka çështje të politikës së brendshme që luajnë rol të rëndësishëm te Franca, si k rimi i organizuar dhe ko rrupsioni. Sa më shumë që Kosova lufton ndaj këtyre çështjeve të brendshme, është aq më mirë dhe më shpresëdhënëse për t’i bërë presion Francës”, përfundoi ajo./Kp

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2021 | WordPress Theme Vmag