Saturday, December 4, 2021
Home > Women Nutrition > Puna dhe angazhimi e sjell suksesin, ky është suksesi i radhes i Ushtris

Puna dhe angazhimi e sjell suksesin, ky është suksesi i radhes i Ushtris

Nga SHBA ku po shënojmë 10 vjetorin e partneritetit të fuqishëm me shtetin e Iowa-s dhe Gardën e saj Kombëtare, dëshiroj të ndajë me ju edhe një sukses tonë të radhës, me mirënjohjen dhe vlerësimin më të lartë për shërbimin e çmuar të ushtarakëve tanë të rezervës aktive.

Sot, pjesëtarët e Komponentit rezervë të FSK-së përfundojnë shërbimin aktiv njëmujor për këtë vit.
Ushtarakët tanë të rezervës aktive të FSK-së, përgjatë kësaj periudhe, si gjithmonë, dhanë kontributin e tyre të çmuar krahas pjesëtarëve të rregullt.
“Rezervisti është dy herë qytetar” deklaronte ish kryeministri britanik Sir Winston Churchill.

Se oficerët rezervë janë dy herë qytetarë të vendit e dëshmuan edhe këtë herë shumë pjesëtarë të rezervës aktive, oficerë e nënoficerë, të cilët në profesionet e tyre primare i japin vlerë të shtuar FSK-së.
Nga profesor universitetesh, mjekë specialist, juristë, politolog, diplomatë, pilotë e profesionistë të shumë lëmive tjera, ata përgjatë këtij muaji kishin një gjë të përbashkët;

shërbimin ndaj atdheut, detyrë të cilën e bartin me shumë krenari. Nga bashkëbisedimi me ta më kanë dëshmuar fuqishëm angazhimin e tyre për FSK-në me përkushtim të lartë, përkundër angazhimeve primare që kanë në profesionet e tyre.
Ministria e Mbrojtjes, me rritjen e buxhetit, do të ruaj dhe zhvilloj aftësitë ushtarake, gatishmërinë e lartë dhe aftësitë drejtuese dhe operative të ushtarakëve rezervë, si burim shumë i vlefshëm i mbrojtjes kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *