Sunday, December 5, 2021
Home > Women Nutrition > SPAK plas bombën, publikon dosjen e bujshme për një person të lidhur me atentatin ndaj prokurorit të njohur

SPAK plas bombën, publikon dosjen e bujshme për një person të lidhur me atentatin ndaj prokurorit të njohur

Sekuestrohen pasuritë e shtetasit Redjan Rraja dhe familjarëve të tij.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bazuar në parashikimet e Ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ka regjistruar në datën 22.01.2021 procedimin pasuror nr. 2, në ngarkim të pasurive të shtetasit Redjan Rraja dhe familjarëve të tij.

Në funksion të hetimeve të këtij procedimi pasuror janë kryer shumë veprime hetimore dhe në përfundim, Prokuroria e Posaçme i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesën për vendosjen e sekuestros sipas parashikimeve të Ligjit nr.10192 datë 03.12.2009. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 22 datë 23.10.2021 ka vendosur sekuestrimin e pasurive si më poshtë vijon:

 Pasuria e llojit apartament, (Njësi Tregtare) me sip. 76 m2, e ndodhur në Tiranë.

 Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 30 m2, e ndodhur në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *