Tuesday, November 30, 2021
Home > Women Nutrition > Shpenzimet e kosovarëve për viza, marrin vëmendjen e Viola von Crammon

Shpenzimet e kosovarëve për viza, marrin vëmendjen e Viola von Crammon

Procedurat për të aplikuar për vizë dhe shpenzimet rreth sajë, për qytetarët e Kosovës janë shumë të mundimshme e të larta.

Pikërisht për këto mundime, një kosovar është ankuar.

Ai, përmes rrjetit social Twitter, ka publikuar shpenzimet e tij, të cilat, sipas llogarive, dalin të jenë 192 euro.

Për fotografi, 5 euro, certifikatë, 5 euro, sigurimi, 72 euro, aplikimi 110 euro.

Pas mbledhjes së shumës së këtyre shpenzimeve, 192 euro, kosovari ka shkruar se “Nëse vonohem nesër në takimin për vizë, është sepse jam shumë i zënë duke qarë”.

Këtë postim të tij e kanë vërshuar komentet nga më të ndryshmet.

Një ndër komentueset ishte edhe anëtarja e Parlamentit Evropian, Viola von Crammon, e cila është shprehur se është e vetëdijshme për këtë situatë.

“Përshëndetje nga Kuvendi i Kosovës”, kishte shkruar Crammon në Twitër me një fotografo të shkrepur gjatë ditës së enjte në Kuvendin e Kosovës, ku bashkë me përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë e udhëheqës të qeverisë së Kosovës, diskutuan për vizat dhe kushtet që Kosova tashmë i ka përmbushur.

Nëse 192 euro do të duheshin për t’u kompletuar aplikacioni për vizë, këtë nuk do të mund ta bënin rreth 23% e popullsisë në Kosovë që jeton në varfëri ose varfëri ekstreme.

Ishte pikërisht Viola von Crammon e cila kishte kërkuar nga udhëheqësia e Kosovës që të të punojë dhe përfshihet në dialog me vendet skeptike për t’i bindur se meriton liberalizimin e vizave.

Ajo kishte vlerësuar, në mars të këtij viti, se më e rëndësishme është që të bindet qeveria franceze.

“Liberalizimi i vizave është në dorën e Këshillit: Janë vendet anëtare të BE-së ata që do të duhet të japin dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave”.

“Sidoqoftë, nuk do të thotë që Qeveria e Kosovës nuk mund të bëjë asgjë. Rruga përpara është të sigurohemi që Qeveria e Kosovës të përfshihet në një dialog me ato shtete anëtare, të cilat janë skeptike për momentin”.

“Më e rëndësishmja, qeveria franceze duhet të bindet se Kosova është e gatshme për liberalizimin e vizave. Ata duhet të sigurohen që çdo gjë që Franca ose shtetet e tjera anëtare do të kërkojnë mund të adresohet nga autoritetet kosovare, nëse mund të përcaktojnë aspekte të caktuara, pse hezitojnë deri më tani, Kosova duhet t’i përmirësojë këto aspekte”, kishte deklaruar Crammon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *