Saturday, December 4, 2021
Home > Women Nutrition > Arjan Çani: Mbështetja për Berishën shtohet, edhe Shehaj shkon në Kongres! Basha po përgatit puç anti-doktor…

Arjan Çani: Mbështetja për Berishën shtohet, edhe Shehaj shkon në Kongres! Basha po përgatit puç anti-doktor…

Arjan Çani, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka komentuar mbështetjen që gëzon Berisha në bazën e PD, por edhe në grupin parlamentar të kësaj partie.

Çani zbuloi se një nga deputetët e rëndësishëm në PD, që gëzon mbështetje të madhe tek demokratët, Agron Shehaj do t’i bashkohet lëvizjes së Berishës, duke marrë pjesë në Kongresin e 11 dhjetorit.

Agron Shehaj është e sigurt që do të shkojë në Kongresë. Është e sigurtë. Berisha ka të deklaruar nja 10 deputetë pro deri tani.

Këta njerëz që jetojnë në zona rurale [militantët], se duket sesi vishen, të bëhen edhe këta amerikano-skeptikë, kjo është risi!

Basha ka një skenar diabolik. Po përgatitet një puç anti-doktor. Jo një puç politik, por një puç juridik. Unë vazhdoj të besoj se Shqipëria po hyn në një epokë shumë të rrezikshme, ku futet prokurori dhe të shkatërron karrierën.

Basha në bashkëpunim me gringot dhe pjesë të pushtetit, SPAK e këto… Do akoma edhe një muaj e katër ditë të bëhet Kongresi. Ka kohë për gjithcka”, tha ndër të tjera Çani.

/TPZ.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *