Monday, November 29, 2021
Home > Women Nutrition > Nishani zbulon shifrën rekord të firmave që ka mbledhur Berisha për Kongresin

Nishani zbulon shifrën rekord të firmave që ka mbledhur Berisha për Kongresin

Ish-Presidenti Bujar Nishani është shprehur se në të gjithë vendin janë mbledhur mbi 70% të firmave të delegatëve të Kuvendit Kombëtar, i cili sipas paralajmërimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, do të mblidhet më 11 dhjetor.

Në emisionin “Opinion”, Nishani theksoi se PD ndodhet në një situatë kritike dhe se në 8 vite ka treguar se është e pa aftë të rrëzojë qeverinë “Rama”.

Fevziu: Sa përqind është mbledhja e firmave deri më tani?

Nishani: Në dijeninë time është mbi 70% në rang kombëtar të delegatëve të kuvendi dhe ajo varion nga 55-56% në disa degë të caktuar deri në 98% në degë të tjera. Problemi më i madh është shqetësimi në situatën ku ndodhet PD, ajo sot është e pafuqishme për tu siguruar një opozitë reale në vend. Në bindjen time kjo është në shërbim të sistemit politik në vend. Një gjë do tu them nuk mund të flas për përgjegjësinë e askujt për qeverisjen, por secili prej nesh ka një keqardhje të madhe që 90% të madhe duan të ikin nga vendi. Por, PD dhe Lulzim Basha ka një përgjegjësi të madhe që nuk mund ta rrëzojnë këtë qeverisje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *