Monday, November 29, 2021
Home > Women Nutrition > Gazetari boshnjak: Nëse s’ka kënduar Daçiqi, kjo ndejë nuk ia vlen

Gazetari boshnjak: Nëse s’ka kënduar Daçiqi, kjo ndejë nuk ia vlen

Gazetari boshnjak, Aleksandër Brezar ka reaguar pas publikimit të një fotografie ku shihet presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq duke ngrënë darkë para takimit të radhë të iniciativës “Open Balkan”, me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe atë të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq.

Brezar përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka thënë se kjo ndejë nuk kuptim nëse nuk ka kënduar Daçiq.

“Nëse Daçiq nuk ka kënduar ‘Miljacka’ kjo ndejë nuk ia vlen”, ka shkruar Brezar.
https://twitter.com/brezaleksandar?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1456001987565195265%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ffanpage.al%2F2021%2F11%2F04%2Fgazetari-boshnjak-nese-ska-kenduar-daciqi-kjo-ndeje-nuk-ia-vlen%2F

Në këtë darkë ishte edhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veritu, Nikola Dimitrov dhe kryeministrja e Serbisë, ana Brnabiq. Vuçiq ka shkruar në rrjete sociale se mysafirët i kanë pritur me verë serbe. Darka i paraprin takimit të radhës për “Open Balkan”

“Mbrëmje e jashtëzakonshme me miqtë nga rajon, Edi Rama, Zdravko Krivokapiq dhe Nikola Dimitrov”, ka shkruar Vuçiq.

“Ana Bërnabiq dhe unë i pritëm mysafirët tanë me verë serbe të shkëlqyer, të cilët ne guxojmë që ta krahasojmë me verërat më të mira franceze. Miqësia jonë është miqësi për të ardhmen e rajonit dhe tërë rajonit”, shtoi ai.

Rama dhe Vuçiq kanë aranzhuar takim për inicitaivën “Open Balkan” të cilën e kishin së bashku me Zoran Zaev, i cili ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *