Saturday, December 4, 2021
Home > Women Nutrition > Vjen Kërkesa E Prerë Për Edi Ramën:”Rama Të Na Sqarojë Cfarë Përfitojmë Nga ..

Vjen Kërkesa E Prerë Për Edi Ramën:”Rama Të Na Sqarojë Cfarë Përfitojmë Nga ..

Kryetari i bashkisë së Tuzit në Malin e Zi, Nik Gjeloshaj, ka kërkuar nga kryeministri i Shqipërisë,

Edi Rama, që të mbledhë gjithë faktorin shqiptar në Ballkan dhe t’u sqarojë se çfarë është iniciativa “Ballkani i Hapur”, çfarë përfitojnë shqiptarët dhe çfarë roli do të kenë në rajon.

“Vetëm pas këtyre sqarimeve nga shteti amë, shqiptarët do të mund të ulen dinjitozë në tavolinë përballë partnerëve”, ka deklaruar Gjeloshaj, njëherësh edhe kryetari i Partisë Alternativa Shqiptare në Malin e Zi.

“Tani është koha që kryeministri Rama të ftojë politikanët shqiptarë që jetojnë në Ballkan dhe bashkërisht të shohim konceptin dhe nëse është ajo e ardhmja dhe e zhvillimit ekonomik të rajonit para të se hyjmë në BE”, deklaroi Gjeloshaj. /euronews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *