Tuesday, November 30, 2021
Home > Women Nutrition > Akademikja greke Helene Glykatzi-Ahrweiler: Nga 8000 shtëpi që kishte Athina në vitin 1831, shumica ishin shqiptare

Akademikja greke Helene Glykatzi-Ahrweiler: Nga 8000 shtëpi që kishte Athina në vitin 1831, shumica ishin shqiptare

Një video e akademikes greke, Helene Glykatzi-Ahrweiler është bërë virale në rrjetet sociale. Videoja është përhapur gjerësisht, për shkak se Glykatzi-Ahrweiler shprehet se në vitin 1931 në Athinë ekzis,tonin vetëm 8000 shtëpi, shumica prej tyre ishin shqiptare.

Kjo deklaratë e saj hapi jo pak debate në rrjete sociale, duke zgjuar kështu edhe rea,gime të shumta nga qytetarët grek në faqet e ndryshme në internet ku kjo video është publikuar. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

“Greqia nuk ekzis,tonte, kështu që për të ngushëlluar veten, çfarë bënë ata? Pikërisht! 8000 shtëpi në Athinë në vitin 1831, gjysma e tyre pa çati. Dhe shumica prej tyre u përkisnin shqiptarëve. Fjalori i parë shqip – greqisht u krijua nga Botsaris (Gjeneral dhe hero i Lufetës së Pavarësisë Greke). Botsaris krijoi fjalorin e parë shqip – greqisht sepse të gjithë ushtarët e tij ishin shqiptarë”, është shprehur akademikja.

Helene Glykatzi-Ahrweiler është sot 94 vjeçe. Akademikja greke që ia ka kushtuar një pjesë të jetës studimeve mbi Bizantin ka qenë gruaja e parë që ka drejtuar Universitetin e Sorbonës. Gjithashtu, ajo ka qenë edhe drejtuese në Universitetin e Europës dhe presidene e Bordit në Qendrën Kulturore Europiane në Delfi./27.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *