Saturday, November 27, 2021
Home > Women Nutrition > “Janë spiunë”/ Grekët arrestojnë dy shqiptarët që filmuan kampin ushtarak pasi humbën rrugën

“Janë spiunë”/ Grekët arrestojnë dy shqiptarët që filmuan kampin ushtarak pasi humbën rrugën

Dy burra me origjinë shqiptare ranë në prangat e policisë greke pasi akuzohen se kanë fotografuar dhe filmuar objektet e kampit në malin Egaleo. Gjithçka ka ndodhur pasditen e 28 tetorit . Dy shqiptarët hynë në kampin e artilerisë “Major Stefanakis” në malin Egaleo dhe më pas bënë video dhe foto nga instalimet ushtarake. Një toger në detyrë pasdite i pa dhe u kërkoi të ndalonin. Njëkohësisht ai ka njoftuar menjëherë Policinë, e cila ka dalë me shpejtësi në vendngjarje dhe ka vënë në pranga dy personat. Njëri nga shqiptarët tha në dëshminë e tij:

Kjo është e vërtetë. Ne po përpiqeshim të gjenim një rrugëdalje nga vendi. Menduam se ishte një vend që ishte braktisur sepse telat kishin rënë. Kemi kërkuar ndihmë edhe nga një ushtar. Fotot ia treguam policisë. Kemi humbur dhe nuk kemi ditur të largohemi nga vendi i ngjarjes. Ne jemi nisur nga Kopshti Botanik në Haidar bashkë me katër persona të tjerë dhe në një moment kemi humbur.

Sipas dëshmisë së zyrtarit policor i cili ishte në vendin e ngjarjes, në videon e mbajtur nga i akuzuari, ai kishte incizuar pajisje ushtarake. Avokatët mbrojtës të dy të akuzuarve Mariolis Panagiotis dhe Nakou Theano theksuan se ishte “një shëtitje e rastësishme në një vend ku nuk ka rrethim apo shenjim të një hapësire ushtarake”, e cila “rezultoi në arrestimin e dy të rinjve dhe i solli ata ballë për ballë. me një aktakuzë të rëndë. Mezi presim lirimin e tyre sapo të dalin në dritë faktet vendimtare të ditës së arrestimit të tyre”, thanë avokatët.

Ata theksuan gjithashtu se “bashkëpunimi i tyre i plotë me autoritetet ka kontribuar në drejtimin e mospërfshirjes së tyre, duke demonstruar sjelljen e tyre pozitive, e cila është shprehimisht larg prishjes së rendit e aq më pak rrezikut të integritetit të vendit tonë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *