Saturday, December 4, 2021
Home > Women Nutrition > Vulini ofendon sërish shqiptarët: Për t’u kthyer në Kosovë me forcë, na mjaftojnë vetëm serbët që janë atje

Vulini ofendon sërish shqiptarët: Për t’u kthyer në Kosovë me forcë, na mjaftojnë vetëm serbët që janë atje

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin thotë se Serbisë për t’u kthyer me forcë në Kosovë, nuk do t’i duheshin rusët apo ndonjë i huaj tjetër, pasi për këtë, sipas tij, do të mjaftonin serbët në Kosovë.

Vulin kështu i është përgjigjur deklaratës së ish-komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, i cili tha se ka informacione se Serbia po rekruton mercenarë rusë për t’i sjellë në veri të Kosovës.

“Kur frika dhe një ndërgjegje e papastër flasin me shqiptarët, ata zakonisht përgojojnë për agresionin serb dhe rrezikun rus dhe fillojnë të ankohen se sa i rrezikshëm është Vuçiqi. As presidenti Vuçiq dhe as unë nuk po përgatisim apo kërkojmë vullnetarë rusë. Nëse Serbia dëshiron që me forcë të kthehet në veri dhe jug të Kosovës, nuk do të kishte nevojë për rusët apo ndonjë të huaj tjetër, mjaftojnë serbët e lindur në Kosovë”, tha Vulin.

Ai shtoi se për këtë shqiptarët janë bindur kur forcat speciale të Policisë së Kosovës u tërhoqën nga veriu pas marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Ai tha se për Kosovën u detyrua NATO-ja t’i kapë armët për të luftuar për shqiptarët, pasi, siç tha, “të vetëm shqiptarët “nuk mund të fitonin kurrë”.

Edhe në këtë deklarim, Vulini përdori termin ofendues “shiptari”, duke iu referuar kështu shqiptarëve të Kosovës kur fliste për ndonjë çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *