Saturday, November 27, 2021
Home > Women Nutrition > Arbana Osmani futet në shtëpinë e “Big Brother VIP” me një ‘mision’ special (video)

Arbana Osmani futet në shtëpinë e “Big Brother VIP” me një ‘mision’ special (video)

Këtë javë në “Big Brother VIP”, me rastin e “Halloween”, prova e javës është sa e pazakontë aq dhe argëtuese. Në shtëpi ka vazhdimisht ndodhi të çuditshme, por banorët nuk duhet të reagojnë. Persona të maskuar, zhurma të çuditshme, i kanë shoqëruar ata këto ditë, por ndonëse konkurrentët i kanë parë e dëgjuar, ata janë përpjekur të mos i komentojnë me njëri-tjetrin e të bëjnë të tjera reagime, duke shkaktuar momente shumë gazmore.

Mirëpo, veç personave të maskuar, në shtëpi është futur edhe moderatorja Arbana Osmani. Videon ‘funny’ e ka shpërndarë shoqja e saj, Xhemi Shehu, ku shihet Arbana që ecën në dhomën e ndjenjies, duke konsumuar ushqimin e banorëve. Krahas videos, Xhemi shkruan me humor “Mirë që s’i flet, por i ha dhe bukën”.

Ne jemi shumë kuriozë të shohim sesi kanë reaguar banorët, që për herë të parë, si asnjëherë tjetër, nuk e shohin moderatoren në studio nga ekrani, por në të njëjtën shtëpi me ta, pa mundur t’i flasin dhe ta përshëndesin…

/News31

Video https://news-31.com/wp-content/uploads/2021/11/252295960_2654638854845865_5040817947133260052_n.mp4?_=1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *