Sunday, December 5, 2021
Home > Women Nutrition > Më në fund plotësohet dëshira e Fifit, ja kush do hyjë nesër në ‘BBV’

Më në fund plotësohet dëshira e Fifit, ja kush do hyjë nesër në ‘BBV’

Fiks një javë nga tre hyrjet e reja në “Big Brother VIP”, duket se lista e prurjeve nuk është mbyllur ende.

Pas dy eliminimeve të Premten dhe një tjetër që pritet nesër, duket se do kemi hyrje!

Lajmin e ka konfirmuar prezantuesja e programit, Arbana Osmani përmes një postimi në Instagram, bashkë me producenten, Sara Hoxha.

“Njerëz, kemi një hyrje të re nesër” – shprehet Arbana teksa Sara pyet nëse është vajzë apo djalë!

“Çun, se çun duan” – shprehet Sara, pjesë që konfirmohet nga Arbana.

Mesa duket, dëshira e Fifit për një mashkull si prurje e që do jetë beqar po realizohet!

“Mezi po pres Ilir me hy ndonjë mashkull brenda, mashkull single” – ishte shprehur ajo të enjten!

Jemi gjithë sy e veshë për të parë banorin e ri, i 18-ti që hyn në “Big Brother VIP”. /prive.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *