Tuesday, November 30, 2021
Home > Women Nutrition > Arbana Osmani hyn papritur në shtëpinë e Big Brother VIP, banorët bëjnë reagimin e papritur (video)

Arbana Osmani hyn papritur në shtëpinë e Big Brother VIP, banorët bëjnë reagimin e papritur (video)

Sot, krejt papritur në shtëpinë e Big Brother-it, banorëve iu shfaq Arbana Osmani. Një pjesë e mirë ndodhej në oborr, e ndërsa Iliri me Kledin në kuzhinë, ku moderatorja bëri dhe ndalesën e gjatë.

Hyrja e Arbanës në shtëpinë e famshme është pjesë e provës së javës, ku sfida e radhës është të mos reagojnë ndaj gjërave të çuditshme që mund të ndodhin ditë pas dite.

Si reaguan banorët? Osmani, me shumë qetësi dhe 100% e përfshirë në rolin e caktuar, futet brenda sallonit dhe kalon pranë djemve në kuzhinë. Si Iliri ashtu dhe Kledi nuk reaguan dhe u përpoqën të vijonin me bisedën dhe punën përkatëse që kishin në duar, ndërkohë që Arbana kalon mes tyre për të marrë tenxhere dhe po me të njëjtën qetësi, hap frigoriferin./pamjet meP0SHT

Arbana vijoi ecjen mes banorëve të tjerë dhe të vetmit që për një çast harruan ishin Semi dhe Graniti të cilët shprehën habi, por kujtuan shpejt se duhet ta injoronin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *