Saturday, December 4, 2021
Home > Women Nutrition > Këta burra po mbahen në burg- Avokati i Thaçit shpërthen ndaj Prokurorisë

Këta burra po mbahen në burg- Avokati i Thaçit shpërthen ndaj Prokurorisë

Këta burra po mbahen në burg”- Avokati i Thaçit ‘shpërthen’ ndaj zhagitjeve të Prokurorisë
Avokatët e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi janë shprehur të nervozuar sot në seancën e Speciales për shkak të vonesave të Prokurorisë për nxjerrjen e materialeve.Avokati Roberts i Thaçit tha se kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj që nga koha e afatit fillestar për nxjerrjen e materialeve.Ai tha se shkaku i vonesave të Prokurorisë, kjo çështje është duke u stërzgjatur.

“Unë do të them shkurtimisht pozicionin tim për nxjerrjen e informacionit. Një ndër gjërat që u tha këtu është që neve e kemi keqkuptuar kuadrin ligjor për nxjerrjen e materialeve. Në vendimin kornizë tuajën ju i keni kërkuar prokurorisë që t’i nxjerrë të gjitha materialet sipas rregullës 102 B në maj të këtij viti. Kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj nga ky afat. Sa herë që ne vijmë këtu në këtë konferencëë është që prokuroria kërkon zgjatje të afateve kohore dhe jemi në një situatë të tillë ku po ecim me ritme shumë të ngadalta.

Unë vet nuk jam vrapues mirëpo po e vërej që po na largohet pika e mbërritjes”, tha avokati Roberts.Ndërsa avokati Gregory Keohe e quajti “qesharake” qasjen e prokurorisë duke vënë në dukje se Prokuroria në fillim pretendonte që gjykimi të niste në verën e këtij viti.“Është shokuese për mua pozicioni i ZPS-së. Jam i sigurt që edhe ju zoti gjykatës jeni mërzitur nga kjo. Klientët tanë janë burgosur që nga viti i kaluar. Avokati koleg sapo na tha që afati fillestar ishte maji. E kuptoj zoti gjykatës që e keni shtyer.

Çfarë ka ndodhur. Që nga konferenca e parë ne kemi marë 1 mijë e 732 dokumente teksa mbrëmë kemi marrë mbi 200 dokumente. Jam dakord me Roberts. Kur do t’i vijë fundi kësaj çështjeje. Tani na kërkohet që afati të shtyhet deri më 31 janar. Flitej që gjykimi do të fillonte në këtë vit, teksa tani dëgjojmë këtë kërkesë për shtyerje. Klienti im është në burg. Kjo është qesharake. Duhet të ketë një pikë ndalëse. Ata kanë vendosur që t’i ndalojnë këta burra”, tha Keohe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *