Saturday, November 27, 2021
Home > Women Nutrition > Afrohet uragani “i tmerrshëm” mesdhetar/ Dallgë 6 metra, vërshime apokaliptike uji kërcënojnë dhe… (VIDEO)

Afrohet uragani “i tmerrshëm” mesdhetar/ Dallgë 6 metra, vërshime apokaliptike uji kërcënojnë dhe… (VIDEO)

Mediat italiane e quajnë “uragani mesdhetar”; cikloni i frikshëm sipas tyre po përplaset mbi Siçilinë, duke i detyruar zyrtarët lokalë të japin alarmin e kuq nga një përkeqësim shqetësues i motit.

Uragani i pagëzuar me emrin Apollo, është shoqëruar me thirrjet drejtuar banorëve të zonës që të qëndrojnë në shtëpi e të shmangin sa më shumë lëvizjen deri në kalimin e stuhisë.

Qytetarët e Catanias janë mbyllur brenda, thotë Corriere della Sera, dhe e gjithë kjo vjen pas dramës së përjetuar të martën në Sirakuzë ku u shënuan përmbytje të dhunshme dhe batica të mëdha.

Atje dhe në Katania janë mbyllur shkollat, zyrat publike dhe gjykatat. Tre vetë mësohet të kenë humbur jetën deri tani nga moti ekstrem në vendin fqinj.

Mbrojtja civile po e ndjek situatën nga afër dhe spostimin e ciklonit, por të dhënat e deritanishme flasin për një intensifikim të erës gjatë orëve në vijim, ndërsa ka dhe paralajmërime për dallgë 5 deri në 6 metra të larta. Në zonat bregdetare priten dhe rrebeshe shiu.

Nga sa shpjegoi për të përditëshmen e njohur Antonio Navarra, president i qendrës euro-mesdhetare për ndryshimet klimatike, Siçilia ka qenë këtë javë në epiqendër të ngjarjeve ekstreme klimatike, që përfshinin valë të nxehti e më pas ciklone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *