Sunday, December 5, 2021
Home > Women Nutrition > Tragjike/ Mori e-mailin e gabuar “Ke ngelur në provim” , 21-vjeçarja hidhet nga ura dhe humb jetën (emri)

Tragjike/ Mori e-mailin e gabuar “Ke ngelur në provim” , 21-vjeçarja hidhet nga ura dhe humb jetën (emri)

Një studente në Angli vr au veten pasi iu tha gabimisht se ajo kishte dështuar në një provim dhe se nuk mund të hidhej në vitin e tretë. 21-vjeçarja Mared Foulkes nga Menai Bridge, Anglesey, po studionte për farmaci në Universitetin e Cardiff-it dhe kishte punuar me kohë të pjesshme në një farmaci për disa kohë.

BBC shkruan se një hetim në Caernarfon tha se Foulkes kishte marrë një email të automatizuar nga universiteti disa orë para vdekjes së saj, duke thënë se ajo kishte ngelur në provimin e saj të përsëritur dhe nuk do të mund të kalonte në vitin e tretë.

Në e-mail thuhej se ajo kishte ngelur me 39%, ndërsa në fakt e kishte kaluar provimin me 62% të lëndës.Kur filloi pandemia Covid-19, Foulkes ishte detyruar të përfundonte studimet e saj online.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *