Sunday, December 5, 2021
Home > Women Nutrition > “Në Reality gjithmonë fitues dalin ata që viktimizohen!” Iliri “thumbon” Semin

“Në Reality gjithmonë fitues dalin ata që viktimizohen!” Iliri “thumbon” Semin

Debati mes Ilirit dhe Semit e Donaldit nuk është “shuar” ndonëse ata pretenduan se i rregulluan gjërat. Theksojmë se debati mes 3 banorëve të “Big Brother VIP” nisi kur Semi i drejtoi gishtin e mesit Ilirit, i cili nuk e toleroi këtë veprim, madje nuk i pranoi as faljen. Më pas gjatë spektaklit, Donaldi dhe Semi thanë se ai ka kaluar kufijtë dhe ka bërë edhe shaka seksuale por nuk fal dot një veprim të tillë. Kjo solli ndërprerjen e komunikimit mes tyre, teksa më parë vendosën t’i japin fund situatës pa u sqaruar.

Mirëpo, Iliri duket se nuk e ka kapërcyer situatën dhe nuk i kursen asnjë moment thumbat për Donaldin dhe Semin. Mbrëmjen e sotme ai ka qenë duke komentuar me Monikën situatën mes Semit dhe Fifit dhe faktin që Semi kaloi një sulm paniku gjatë spektaklit. Këtë Iliri e ka konsideruar viktimizim duke u shprehur se njerëzit që viktimizohen e qajnë prekin më shumë zemrat e publikut se ata që qeshin. Sipas balerinit këta persona fitojnë gjithmonë në reality, edhe në Itali ku ai jeton.

“Kam qenë pjesë e 7 produksioneve reality në Itali. Dhe gjithmonë fitues nuk ka qenë talenti apo ai që ka dhënë më shumë e qeshte dhe përfshihej në çdo gjë por njerëzit që viktimizoheshin. Ajo (Semi) e ka kuptuar këtë gjë dhe jo më kot po e bën këtë. Njerëzit më shumë preken nga ata që derdhin lot sesa nga ata që shfaqen të buzëqeshur. Gjithmonë fitues kanë dalë ata që derdhin më shumë lot, viktimizoheshin, sepse publikut i dhimbsen më shumë lotët.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *