Sunday, December 5, 2021
Home > Women Nutrition > Video/ Nuk e kishin lajmëruar që do bënin punime në pallat, banorja i pret litarët punëtorëve në katin e 26-të

Video/ Nuk e kishin lajmëruar që do bënin punime në pallat, banorja i pret litarët punëtorëve në katin e 26-të

Një banore e një banese të lartë në Tajlandë preu litarin mbështetës për dy punëtorë, dhe me sa duket arsyeja që e zemëroi ishte sepse nuk e kishin lajmëruar që do bënin punime në pallat.

Të dy punëtorët mbetën të varur në katin e 26-të derisa një çift i shpëtoi tha policia.

Gruaja tani po përballet me akuza për vrasje në tentativë dhe shkatërrim prone.

Kolonel Pongjak nuk tha se çfarë e shtyu të dyshuarën të priste litarin, por mediet tajlandeze raportuan se ajo me sa duket ishte e inatosur kur punëtorët u shfaqën jashtë dhomës së saj dhe nuk e kishin lajmëruar se do të bënin punime.

Në videon e pasqyruar në mediet sociale tregohet se si dy punëtorët i kërkojnë ndihmë banorëve në katin e 26-të për të hapur derën dhe për t’i lejuar të futen brenda.

Një nga punëtorët tha për medien tajlandeze se ndodheshin aty për të riparuar plasaritjet në pallat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *