Saturday, December 4, 2021
Home > Women Nutrition > Vjen lajmi i madh për Shqiptarët/ Si te merrni lejen e qendrimit në Greqi ju lejon të punoni edhe në BE

Vjen lajmi i madh për Shqiptarët/ Si te merrni lejen e qendrimit në Greqi ju lejon të punoni edhe në BE

Leja e qendrimit afatgjatë ne Greqi (Epi makron diamenontos), konsiderohet si leja më e favorshme, aq më tepër që me disa kushte shtesë, kjo mund të shndërrohet në leje europiane, duke të dhënë të drejtën të punosh në vendet e BE-së.

KUSHT I DOMOSDOSHËM për marrjen e statusit të rezidentit afatgjatë, është qëndrimi i vazhdueshëm në Greqi të paktën 5 (pesë) vitet e fundit para aplikimit, si edhe mungesat nuk duhet të kalojnë 6 muaj rresht ose 10 muaj në tërësi brenda 5 viteve.

I interesuari për të aplikuar për statusin e rezidentit afatgjatë, duhet të plotësojë këto kushte:

a. Të disponojë të ardhura të mjaftueshme për të mbuluar nevojat e tij dhe të familjes dhe këto të ardhura nuk duhet ta kenë prejardhjen nga sistemi i asistencës sociale i Greqisë.

Të ardhurat nuk mund të jenë më të ulëta nga paga vjetore minimale, sipas legjislacionit grek dhe të shtuara me 10% për pjesëtarët e familjes që ka nën kujdes.

Në përllogaritjen e të ardhurave merren parasysh kontributet e pjesëtarëve të familjes.

Karakteri sistematik i të ardhurave dëshmohet posaçërisht nga përmbushja e detyrimeve tatimore dhe të sigurimeve shoqërore.

b. Disponon siguracion të plotë shëndetësor, që mbulon edhe pjesëtarët e familjes.

c. Përmbush kriteret e integrimit social.

Leje fillestare e rezidentit afatgjatë

Kohëzgjatja: 5 vjet

1. Fotokopje e saktë e gjithë faqeve të pasaportës për 5 vitet e fundit.

2. Leja e qëndrimit

3. Tarifa elektronike (paravolo) 150 euro. (paguhet në mënyrë elektronike në e-paravolo, kodi 2107).

4. Vërtetim të aftësisë siguruese (asfalistiki ikanotita) nga enti publik i sigurimeve shoqërore (EFKA, duke paraqitur edhe numrat AMA, AMKA dhe AFM).

5. Kopje e likuidimit të deklaratës tatimore (ekatharistiko simioma forolojikis dilosis), të vitit të fundit para aplikimit për statusin e rezidentit afatgjatë, nga të rezultojë se disponon të ardhura të barabarta me të ardhurat vjetore të një punonjësi që paguhet me pagën minim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *