Tuesday, November 30, 2021
Home > Women Nutrition > Pas puthjes romantike me Bora Zemanin, publiku zgjedh Donaldin si të preferuarin e javës

Pas puthjes romantike me Bora Zemanin, publiku zgjedh Donaldin si të preferuarin e javës

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë padyshim kryefjala e mediave dhe rrjeteve sociale që pas takimit të tyre në “Big Brother VIP”. Dyshja na fali një nga momentet më të bukura e emocionuese të ekraneve shqiptare, me ribashkimin e tyre pas 6 muajsh, përqafimeve të ngrohta e një puthjeje romantike mes tyre.

Ndaj, mesa duket, kjo ka ndikuar që Donaldi të shpallej banori i preferuar për këtë javë nga publiku. Ai u shpreh se për të ishte një privilegj shumë i madh, dhe i përlotur nga mbështetja e ndjekësve, tha se po përjeton emocione të forta, që as i kishte imagjinuar.

Ndërkohë, më pak e votuara nga publiku, ishte Sheila, që siç njoftoi moderatorja Arbana Osmani, kalon automatikisht në nominim, ndonëse jo e vetme, pasi për të nominuarit e tjerë, do të zbulohet më vonë sesi do të procedohet. “Jam përpjekur të përcjell energji të mirë, megjithatë është vendimi i publikut, e respektoj”, tha këngëtarja,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *