Sunday, December 5, 2021
Home > Women Nutrition > Mos kalo pa ngushëllime / Në makinë me shokët, aksidenti i merr jetën 19 vjeçarit shqiptar në Itali

Mos kalo pa ngushëllime / Në makinë me shokët, aksidenti i merr jetën 19 vjeçarit shqiptar në Itali

Një 19-vjeçar shqiptar banues në Arzignano nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të marra në një aksident me makinë.

I riu shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u aksidentua të dielën teksa udhëtonte me shokët në një makinë tip Lancia.

Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 10:00 teksa makina me 5 shokë po shkonte drejt Venezia-s. Dyshohet se shoferi ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë në këtë mënyrë nga rruga dhe më pas është përplasur me një barrierë betoni. Sipas asaj që shkruajnë mediat, përplasja nuk ka qenë shumë e fortë, por gjithsesi i ka shkaktuar dëme të rënda 19-vjeçarit shqiptar.

Këtë të hënën, zemra e 19-vjeçarit pushoi së rrahuri. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbuluar dinamikën e ngjarjes. Policia u lajmërua për aksidentin nga një motorist, i cili e ka pasë me sytë e tij përplasjen.

Në makinë në momentin e ngjarjes ndodheshin 5 persona, të gjithë shokë me njëri-tjetrin. Dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë bërë përgjumja e shoferit gjatë drejtimit të mjetit. Megjithatë detaje të tjera dhe të sakta pritet që të dalin në ditët në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *