Monday, November 29, 2021
Home > Women Nutrition > GRABITJA NË NIKËL/ Çangut i morën të vëllanë peng për disa orë dhe mbi 450 mijë euro nga kasaforta

GRABITJA NË NIKËL/ Çangut i morën të vëllanë peng për disa orë dhe mbi 450 mijë euro nga kasaforta

Biznesmeni Nazmi Çangu kaloi një natë terrori në banesën e tij në fshatin Nikël të Fushë-Krujës, ku dhjetë persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës i morën jo vetëm për disa orë të vëllanë peng, por edhe mbi 450 mijë euro të siguruara nga shitja e disa pronave.

Burime konfidenciale për Top Channel, thanë se biznesmenit nga Nikla, pasi i morën të vëllanë peng për disa orë, të cilin e liruan vetëm në orët e para të ditës së hënë, arritën t’i grabisnin edhe një shumë të madhe parash, mbi 450 mijë euro që ishin siguruar nga shitja e disa pronave, truall dhe ambiente të ndryshme.

Vetë Çangu ka treguar fillimisht se pasi i futen bashkëshorten, vajzen dhe një shoqe të saj në një dhomë, atë e kanë lidhur dhe torturuar që të tregonte çelësin e kasafortës.

Sipas tij, grabitësit i janë shfaqur në dhomën e gjumit dhe i janë prezantuar si punonjës të Policisë së Shtetit. Ai është përleshur me ata dhe tregon se ka identifikuar të folurën e tyre, si banorë të zonës së Kurbinit a Malësisë së Krujës. Një gjë është e sigurt, që grabitësit e njihnin mirë familjen Çangu, pasi dhe fëmijëve u janë drejtuar në emër, po Nazmiu thotë se nuk ka ende dyshime konkrete.

Grabitësit kanë gjetur një shumë prej 8 mijë eurosh dhe çelësat e shtëpisë e të kasafortës mbi raftin e dhomës së gjumit. Më pas kanë marrë gjithçka në kasafortë, mbi 450 mijë euro, si dhe bizhuteri të shtrenjta. Kanë vjedhur edhe një nga dy armët e gjahut që Nazmiu mbante me leje dhe janë larguar nga pjesa e pasme e shtëpisë, duke u marrë celularët dhe mbyllur derën e jashtme, për të vonuar njoftimin e policisë.

Në kamerat e sigurisë së saj është fiksuar një person që hyn në oborr, duke kapërcyer avllinë dhe kalon në pjesën e pasme të shtëpisë për të lehtësuar hyrjen e grabitësve të tjerë nga dera e pasme.

Nga hetimet e para rezulton se grabitësit janë kujdesur të mos lënë pas gjurmë, ndërsa Nazmiu dhe familja e tij presin drejtësi për ngjarjen e rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *