Monday, November 29, 2021
Home > Women Nutrition > Rrahu gruan në supermarket, personazhet e famshëm shqiptarë ‘dënojnë’ dhunuesin

Rrahu gruan në supermarket, personazhet e famshëm shqiptarë ‘dënojnë’ dhunuesin

Me siguri, videon e mëposhtëme e keni parë kudo në rrjetet sociale, e jo pa arsye! Një burrë sulmon fizikisht një grua, në një supermarket në Prishtinë, si pasojë e konfliktit për shkak të hapësirës së limituar nëpër korridoret e marketit. Në videon e bërë virale, të siguruar nga “Gazeta Sinjali” shihet se i dyshuari fillimisht debaton me gruan dhe megjithëse ajo ia liron rrugën, ai fillon ta godasë. Në sytë e gruas dhe fëmijëve ai e godet pamëshirshëm atë disa herë me karrocë, e më pas fillon ta godasë edhe me grushte.

Për ngjarjen e rëndë, që fatkeqësisht nuk është e vetmja e këtij lloji, reagimet në rrjete sociale kanë qenë të shumta, duke përfshirë edhe perosonazhet e famshëm shqiptarë.

Elita Rudi, Tayna, Vesa Luma, Robert Berisha, Kejvina Kthella, Lindita Halimi, Alban Ramosaj, Arbenita Ismajli, Kiara Tito, Argjira Spanca janë vetëm disa nga ata që kanë ngritur “zërin” kundër dhunës, përmes postimeve që kanë shpërndarë në InstaStory. Reagimet e tyre i gjeni më poshtë:

Ndërkohë, pas publikimit të pamjeve, Prokuroria ka kërkuar paraburgim për personin që ushtroi dhunën, Feim Berisha. Gjithashtu, Gjykata ka kërkuar t’i bëhet ekzanimi psikiatrik. Kaq është sërish shumë pak, për të tillë persona, pasi dhuna është një fenomen mjaft shqetësues në Kosovë dhe rastet e raportuara fatkeqësisht janë gjithnjë e në rritje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *