Monday, November 29, 2021
Home > Women Nutrition > Mos u nxehni me dru: Policia për pesë minuta arrestoi tre persona për dru

Mos u nxehni me dru: Policia për pesë minuta arrestoi tre persona për dru

Policia e Kosovës ka kryer një varg arrestimesh gjatë ditës së djeshme që kishin të bënin me prerjen ose kontrabandimin e druve.

E gjithë kjo vjen në një kohë kur vendi po përgatitet për krizën energjetike, derisa qeveria iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mos nxeheshin me energji elektrike.

Vetëm prej orës 17:40 deri më 17:45, Policia e Kosovës i ka arrestuar plot tre persona. Njëri në Kërpimeh, ndërsa dy të tjerë në komunën e Pejës, përcjell Periskopi.Në Kërpimeh, personi në fjalë me traktor po transportonte rreth 1.8 metra kub dru, të cilat janë konfiskuar.

Ndërkohë që në Pejë, sasia e druve të ngarkuara nuk është bërë e ditur.

Ndërokohë, dy raste janë shënuar në fshatin Keqekollë të Prishtinës. Njëri po i transportonte katër metra kub dru, ndërsa tjetri dy metra kub dru.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *