Monday, November 29, 2021
Home > Women Nutrition > Borën e ngacmojnë në emision për “përputhjen” me Donaldin, ja çfarë iu thotë moderatorja konkurrentëve të Përputhen

Borën e ngacmojnë në emision për “përputhjen” me Donaldin, ja çfarë iu thotë moderatorja konkurrentëve të Përputhen

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë padyshim kryefjala e mediave dhe rrjeteve sociale që pas takimit të tyre në “Big Brother VIP”. Dyshja na fali një nga momentet më të bukura e emocionuese të ekraneve shqiptare.

Por vetë Bora si u ndje? Sot, në një puntatë që nisi më ndryshe se çdo herë në “Për’puthen”, pasi në ekranin e madh në studio u shfaqën pamjet e të premtes mbrëma, moderatorja rrëfeu se edhe ajo kishte përjetuar emocione shumë të forta .“E dija që do të më ngacmonin për këtë çështje, por nuk prisja deri në këtë pikë”, tha Bora, këtë rolin e të intervistuarës në program. E pyetur nga opinionisti Arjan Konomi nëse ky ishte një ribashkim mes saj dhe Donaldit Bora u përgjigj se as ajo vetë nuk e dinte, megjithatë siç edhe konkurrentët thanë, ata duket se janë bërë për njëri-tjetrin.

Gjithashtu ajo tregoi se emocionet për të vazhduan edhe pas spektaklit të “Big Brother VIP”, pasi shoqja e saj dhe Semit, ishte bërë nënë, po atë natë. Bora tha se ishte e lumtur që kishin përcjellë mesazhe të forta, jo vetëm dashurie, por edhe për shoqëri të ngushta, si e saj dhe Semit. /News31

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *