Saturday, November 27, 2021
Home > Women Nutrition > Dimri po troket tashmë, ja si pritet moti në vijim

Dimri po troket tashmë, ja si pritet moti në vijim

Meteorologët paralajmërojnë rënie të vlerave të termometrit duke filluar nga e premtja. Sipas Lajda Porja nga shërbimi “Meteoalb”, i ftohti do të kulmojë të Dielën dhe do të zgjasë deri të Mërkurën e ardhshme.

“E premtja dhe e shtuna sjell një rënie me 1 dhe 2 gradë, ndërsa dita e dielë do të ketë ndryshim total në temperaturat për shkak të masave ajrore nga poli i verit që do të zgjasin deri në mesin e javës tjetër. Temperaturat do të jenë tipike dimri nga 1 gradë në zonat malore, dhe maksimalet do të jenë jo më shumë se 19 gradë”, tha Porja për “Abc News”.

I ftohti parashikohet të ndjehet më tepër dhe për shkak të stuhive të erës që parashikohet të përfshijnë vendin. Më problematike, tregon meteorologia, situata do të jetë në zonat jugore: “Kryesisht qarku i Vlorës dhe i Sarandës shpejtësia e erës do të jetë 65 km- 70 km në orë.”

Në jug dhe veriperëndim të vendit nuk do të mungojnë as reshjet e shiut.

“Reshjet më të fokusuara do të jenë në zonat jugore, Përmet, Gjirokastër dhe Sarandë. Reshje do të kemi gjatë mbrëmjes së të shtunës dhe mëngjesin e të dielës”, është shprehur ndër të tjera ajo.

Megjithë këtë, tetori parashikohet të mbyllet si një muaj tipik vjeshte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *