Tuesday, November 30, 2021
Home > Women Nutrition > Xhirimet e filmit kthehen në tragjêdi, aktori i njohur vrêt fotografen dhe plagos regjisorin (Video)

Xhirimet e filmit kthehen në tragjêdi, aktori i njohur vrêt fotografen dhe plagos regjisorin (Video)

Një grua mbeti e vrarë dhe një burrë u plagos nga të shtënat me armë zjarri në xhirimet e filmit “Rust”, një film western me aktorin e famshëm Alec Baldwin në New Mexico, Shtetet e Bashkuara. Sipas mediave të huaja, ka qenë aktori që ka tërhequr këmbëzën.

Viktima është drejtoresha e fotografisë Halyna Hutchins 42-vjeçare, ndërsa nga të shtënat ka mbetur i plagosur regjisori Joel Souza. Për momentin nuk është zyrtarizuar asnjë akuzë për ngjarjen, e cila është nën hetim.

Sipas hetuesve, vrasja është kryer me një armë të përdorur si aksesor në xhirime, që duket se ka patur probleme gjatë funksionimit. Arma qëlloi kur Baldwin po e shkarkonte atë, por ende rrethanat janë të paqarta, ndërsa hetuesit po përpiqen të zbulojnë se çfarë lloj plumbi është qëlluar dhe si.

Halyna Hutchins mbeti e plagosur rëndë, por ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa Joel Souza ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Pas ngjarjes, aktori dha dëshminë e tij në Polici, por ende nuk ka një akuza të ngritur ndaj tij.

Baldwin është një bashkëproducent i filmit, ndërsa ka luajtur në role të shumta televizive dhe filmike që nga vitet 1980.

Ai fitoi çmime të shumta për rolin e tij si Jack Donaghy në serialin NBC 30 Rock. Portretizimi që i bëri Donald Trump në shfaqjen e skicave Saturday Night Live i dha atij një Emmy të tretë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *