Tuesday, November 30, 2021
Home > Women Nutrition > Që kur ka hyrë në ‘BBV’ flet çdo ditë për Bora Zemanin, Donaldi tregon kush ishte ‘fajtori’ për ndarjen: Ajo më merrte edhe Instagram-in

Që kur ka hyrë në ‘BBV’ flet çdo ditë për Bora Zemanin, Donaldi tregon kush ishte ‘fajtori’ për ndarjen: Ajo më merrte edhe Instagram-in

Donald Veshaj flet çdo ditë në “Big Brother VIP” për historinë me moderatoren Bora Zemani. Ai ka treguar si janë njohur, për sa vite kanë qenë bashkë dhe si i ka marrëdhëniet me djalin e saj.

Ndërkohë, sot, gjatë një bisede me Semi Jaupajn dhe me Arjola Demirin, ai ka folur për shkaqet e ndarjes. Aktori tregoi se ka pasur fajet e tij, por nuk ka qenë ai shkaku i ndarjes, duke ia lënë kështu ‘fajin’ Borës. Ai zbuloi gjithashtu se është një natyrë posesive, pasi donte të dinte gjithçka për moderatoren.

“Nuk është faji im. Edhe unë kam fajet e mia, po… Jam natyrë posesive, por s’është faj të jesh posesiv”, tha Donaldi gjatë bisedës.

Mirëpo, ai tha se edhe Bora ishte po njësoj, madje zbuloi se mosbesimi shkonte deri në atë pikë sa t’i merrte edhe Instagram-in.

“Ajo më ka marrë Instagram-in mua, se s’ka pas besim. Unë s’kam marrë as Instagram, asgjë… Pse ajo s’ishte posesive? Unë si qofte… Prapë jeta është shumë e bukur”,- u shpreh aktori.

Ndërkohë, pak ditë më parë, Donaldi zbuloi se tekstin e këngës së Elgit Dodës, “TL” (Toxic Love, Dashuri Toksike), e ka shkruar ai dhe i dedikohet marrëdhënies që ka pasur me Borën. Kjo ishte arsyeja pse aktori i kishte thënë këngëtarit që ta publikonte pasi të hynte në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Ndonëse ka thënë se e ka mbyllur përfundimisht këtë histori me Borën, ai ka treguar se nuk është i sigurt nëse do ta takojë apo jo kur të dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Megjithatë, sot Bora Zemani do të jetë e ftuar në spektakël, dhe mesa duket Donaldi do të ketë mundësinë ta takojë, të flasë me të, e të sqarojë gjithçka të mbetur pezull!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *