Saturday, November 27, 2021
Home > Women Nutrition > Labi i kërkon Albin Kurtit që ta bëjë ministër të Shëndetësisë

Labi i kërkon Albin Kurtit që ta bëjë ministër të Shëndetësisë

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që ta vendos atë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

Përmes një shkrimi në rrjetin e tij social Facebook, Tahiri ka thënë se si ministër i Shëndetësisë do të punonte pa pagë.

Tahiri i ka kërkuar Kurtit postin e ministrit të kësaj ministrie nëse ish-ministri Arben Vitia e fiton Prishtinën, duke u shprehur se do të punoj më mirë se që ka punuar çdo ministër i Shëndetësisë.

“E dini edhe ju, e din edhe e gjithë shqiptaria se shtëpia ime tashmë është bërë një lloj mini-ministrie e shëndetësisë, për faktin se qytetarët tanë na besojnë, adresohen tek ne dhe gjejnë trajtimin njerëzor. Rasti i fundit ishte dje, kur familja dhe qytetarët kërkuan nga unë, që të mirrem me një vajzë me emrin Stina, shërimi i së cilës kushton 2,500.000 milionë euro. I dashur Kryeministër, nëse Prishtinën e fiton i nderuari Arben Vitia; më jepni postin e tij si ministër i qeverisë tënde, vetëm në këtë mandat, dhe punën që unë do t’a bëja jam më se i bindur se nuk e kanë bërë asnjëri nga ministrat e shëndetësisë për këto njëzet vite”, ka shkruar ai.

Shkrimi i tij i plotë:

Të fala Kryeministrit Albin Kurti,🤝

Si ministër i shëndetesisë, do të punoja pa as një rrogë, vetëm ta realizojë atë që e duan qytetarët tanë , besimin në shëndetesi se jo akoma pas 20 vite paratë tona të shkojnë në Turqi e në vende të ndryshme!

Lexojeni se nje ditë do të semuremi edhe ne….

I nderuar Kryeministër, meqënëse ju jeni aty në vendin e merituar, mendoj se edhe duhet të keni afër njerëz, të cilët e kanë vullnetin të punojnë siç duhet për vendin dhe qytetarët!

Deri më tani, kam pasur me qindra vepra në shërimin e fëmijëve me Leukemi dhe raste të tjera nga ato edhe më të rëndat.

E dini edhe ju, e din edhe e gjithë shqiptaria se shtëpia ime tashmë është bërë një lloj mini-ministrie e shëndetësisë, për faktin se qytetarët tanë na besojnë, adresohen tek ne dhe gjejnë trajtimin njerëzor!

Rasti i fundit ishte dje, kur familja dhe qytetarët kërkuan nga unë, që të mirrem me një vajzë me emrin Stina, shërimi i së cilës kushton 2,500.000 milionë euro.I dashur Kryeministër, nëse Prishtinën e fiton i nderuari Arben Vitia; më jepni postin e tij si ministër i qeverisë tënde, vetëm në këtë mandat, dhe punën që unë do t’a bëja jam më se i bindur se nuk e kanë bërë asnjëri nga ministrat e shëndetësisë për këto njëzet vite!

I dashur njeri me këmbë në tokë, do të punoja pa pagesë e pa asnjë fitim, vetëm qytetarët tanë, bashkëvendasit tanë, populli ynë, të kenë besim në shëndetësi, për mundësi trajtimi në vendin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *