Sunday, December 5, 2021
Home > Women Nutrition > Jashari: Sami Lushtaku ka qenë kundër meje dhe familjes tonë

Jashari: Sami Lushtaku ka qenë kundër meje dhe familjes tonë

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj Sami Lushtakut, për sjelljet e tij rreth familjes Jashari, raporton Kosova.ino.

“Sami Lushtaku edhe gjatë fushatës së kaluar ka qenë kundër meje dhe ka kërkuar të mos përkrahet kandidimi im për postin e kryetarit. Nga 20 sa janë asambleist të Partisë Demokratike, 9 prej tyre më kanë përkrah ndërsa 11 të tjerë kanë deklaruar se nuk kemi pasur qare pa e respektuar vendimin e partisë. Si familje e kemi përkrah edhe para luftës dhe gjatë e pas luftës”, ka thënë Jashari.

Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka akuzuar paraardhësin e tij në Komunë Sami Lushtakun, i cili njëherësh është edhe kryetar i Degës së PDK-së në Skenderaj, se nuk është treguar i sinqertë me të as në fushatë zgjedhore e as pasi është zgjedhur në krye të Komunës gjatë 2017’ës.

Ndonëse Lushtaku e kishte përkrahur publikisht në fushatën e fundit zgjedhore kandidaturën e djalit të heroit të kombit, Hamëz Jashari, Bekimi thotë se një përkrahje e tillë nuk ka qenë e sinqertë atëherë, prandaj tash po i shkaktohen probleme në qeverisje.

“Sami Lushtaku në fushatën e fundit e ka përkrahur publikisht kandidaturën time, por që të jem realist ajo deklaratë ka qenë vetëm për medie, pasi që as atëherë nuk ka qenë e sinqertë, njëjtë siç nuk është e sinqertë as sot. Kam informacione që Samiu jashtë medieve kur ka dalë për fushatë nëpër oda, ku s’ka kamera, nuk e ka thënë të njëjtën gjë për mua si para kamerave. Por, kjo le të jetë në ndërgjegjen e gjithsecilit”, thotë Jashari.

Përpos problemeve që i kanë dalë me asamblistët e PDK-së në nivel lokal e të cilat, siç thotë ai, po i shkakton një grup i caktuar, Jashari ka folur edhe për zhvillimet politike në nivel qendror.

Teksa nuk ka dashur të komentojë nëse presidenti Thaçi duhet t’i udhëheqë bisedimet me Serbinë, kësaj të fundit ka thënë se është dashur t’u vihen kushte, sepse ende nuk ka kërkuar falje as për krimet e bëra me vetëdije të plotë në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *