Saturday, December 4, 2021
Home > Women Nutrition > “Nuk i plotësoj kriteret”/ Mbretëresha Elizabeth e konsideron veten shumë të re për të marrë çmimin “E moshuara e vitit”

“Nuk i plotësoj kriteret”/ Mbretëresha Elizabeth e konsideron veten shumë të re për të marrë çmimin “E moshuara e vitit”

Mbretëresha 95-vjeçare Elizabeth , e cila ka qenë në fronin britanik për gati 70 vjet, thotë se ndihet shumë e re për të marrë çmimin ” E moshuara e vitit “.

Marrësit vjetorë të çmimeve, të cilat përfshijnë fituesit e Oskarit, laureatët e Nobelit dhe nënën e Elizabetës, e cila vdiq në vitin 2002 në moshën 101 -vjeçare, iu afruan mbretëreshës për të zbuluar nëse ajo do të merrte parasysh të pranonte edhe atë çmim.

Sidoqoftë, prezantuesi Giles Brandt , president i Çmimeve Oldie Magazine, tha se kishte marrë një letër në të cilën Elizabeth i dërgonte pershendetjet e saj më të ngrohta, por refuzoi ofertën.

“Madhëria e saj beson se ju jeni aq të vjetër sa ndiheni, kështu që Mbretëresha nuk beson se ajo i plotëson kriteret përkatëse në mënyrë që të jetë në gjendje të pranojë çmimin dhe shpreson të gjejë një marrës më të denjë,” thuhej në letrën nga Tom Laing-Baker, asistenti i sekretarit personal të Mbretëreshës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *