Tuesday, November 30, 2021
Home > Women Nutrition > Kërkohet ndihmë financiare për një fëmijë jetim në Mitrovicë, babai i ka vdekur ndërsa nëna e ka braktisur

Kërkohet ndihmë financiare për një fëmijë jetim në Mitrovicë, babai i ka vdekur ndërsa nëna e ka braktisur

Aktivisti Liridon Kurti ka bërë thirrje për ta ndihmuar një fëmijë jetim nga Mitrovica i cili ka mbetur pa përkujdesje mujore në mungesë të fondeve.
Kurti ka treguar se femiut i ka vdekur babai ndërsa nëna e tij e ka braktisur.
Ai thotë se ky fëmijë jeton me familjen e babait të cilët janë në kushte të rënda ekonomike me 100 euro asistencë sociale.
Kurti tha se po kërkohet një person vullnetmirë që ka mundësi financiare për ta ndihmuar na baza mujore, shkruan Jepi zë.
Të interesuarit mund të lajmërohen në inbox të Liridon Kurtit.
Postimi i plotë:

Të dashtun vullnetmirë,
Një jetim nga Mitrovica na ka ngelur pa përkujdesje mujore për shkak të mungesës së fondeve. Fëmiut i ka vdekur babai dhe pastaj nëna e tij e ka braktisur.
Ai jeton me familjen e babait por edhe ata i kanë kushtet e rënduara ekonomike dhe jetojnë me vetëm 100 euro asistencë sociale.
Ne po kërkojmë një vullnetmirë i cili do të kujdeset financiarisht për të në baza mujore. Të interesuarve seriozë mund t’ua tregojmë edhe identitetin dhe fotografitë e jetimit.
Të interesuarit le të lajmërohen në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *