Tuesday, November 30, 2021
Home > Women Nutrition > Drenica ia kthen shpinën familjes Jashari, këto janë rezultatet

Drenica ia kthen shpinën familjes Jashari, këto janë rezultatet

Fadil Nura nga Partia Demokratike e Kosovës, ka shpallur fitoren e tij në komunën e Skenderajt.

Nura në një postim në llogarinë e tij në facebbok ka thënë se ky rezultat ishte i pritshëm, shkruan Gazeta Infokus.

Derisa nuk ka harruar të thotë edhe disa fjalë për kundër kandidatin e tij, Bekim Jasharin.

Postimi i plotë:

“Disa takime të lënë pa fjalë, por një i tillë si ky, të lë pa frymë.

Faleminderit të gjithë ju që jeni këtu me ne!

Faleminderit të dashur qytetarë, për përkrahje gjatë këtyre ditëve!

Faleminderit për besimin e dëshmuar ndaj Partisë Demokratike të Kosovës!

Kemi bërë të gjithë bashkë një fushatë dinjitoze dhe meritat ju takojnë juve!

Po e përmbyllim këtë periudhë parazgjedhore, duke rikonfirmuar zotimin për të përmbushur çdo pikë të programit tonë qeverisës.

Festa e një fitoreje të madhe, po nis sonte!”./Gazeta Infokus/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *