Tuesday, November 30, 2021
Home > Women Nutrition > E trishtë/ Nuk e fitoi dot betejën me Covidin, ndahet nga jeta gazetari i njohur dhe drejtori programacioneve

E trishtë/ Nuk e fitoi dot betejën me Covidin, ndahet nga jeta gazetari i njohur dhe drejtori programacioneve

Artjan Tepelena, gazetar dhe drejtor programacioni në disa televizione shqiptare është ndarë nga jeta. Lajmi i trishtë bëhet me dije mëngjesin e kësaj të shtune.

Gazetari i njohur ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 58 vjeçare, pasi nuk e ka fituar dot betejën me Covid-19. Artjan Tepelena ishte i shtruar në një nga spitalet Covid në kryeqytet, por pavarësisht shërbimit të strafit mjekësor, ai ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Familjarët e tij kanë dhënë lajmin e trishtë në rrjetet sociale.

“Na ike kaq shumë para kohe e na trishtove kaq shumë o Tan. Do të na mungosh shumë i shtrenjti jonë, sidomos Fjordit dhe Mirës. Të prehesh i qetë në përjetësi Artjan Tepelena”, shkruhet në një njoftim në rrjetet sociale.

Artjan Tepelena ka qenë gazetar, pedagog i gazetarisë, kryeredaktor në RTSH, drejtor i lajmeve në TV Alba dhe së fundmi ishte pjesë e TV SCAN. Gjithashhtu, ai ka punuar si drejtor programacioni në RTSH dhe Scan TV. Ai është vëllai i ambasadorit Ilir Tepelena.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *