Saturday, December 4, 2021
Home > Women Nutrition > Tentojnë të kalojnë lumin, 4 turistë mbeten në mes të ujit në Maliq të Korçës. Banorët e zonës…

Tentojnë të kalojnë lumin, 4 turistë mbeten në mes të ujit në Maliq të Korçës. Banorët e zonës…

Katër turistë tentojnë të kalojnë lumin Devoll, rrezikojnë jetën mbeten në mes të ujit në Maliq. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Plovish ku 4 turistë hungarezë kanë tentuar të kalojnë lumin e rrëmbyer. Sipas informacioneve paraprake, turistët kanë hyrë mes përmes lumit me mjetin e tyre, por për shkak të thellësisë janë bllokuar brenda

Kanë qenë zjarrfikësit e Maliqit ata që ka bërë të mundur nxjerrjen e turistëve pa pësuar lëndime. Në këtë zonë kanë qenë 4 mjete. Të parët që kanë tentuar të futen në lumin Devoll qenë makina e 4 turistëve të cilët i ka marrë rryma për 10-15 metra duke u rrezikuar jetën.

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë lajmëruar policinë ndërsa kanë çuar në vendin e ngjarjes edhe zjarrfikësen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *