Monday, November 29, 2021
Home > Women Nutrition > Jam një nuse, vjehrra më thotë që sa herë të shkosh për të bërë dush duhet të na tregosh!

Jam një nuse, vjehrra më thotë që sa herë të shkosh për të bërë dush duhet të na tregosh!

Pyetje: Na lind gjithmonë debati në shtëpi, vjehrra më thotë që sa herë të shkosh në banjo të lahesh duhet të na tregosh dhe kjo gjë na shkakton debate mes meje dhe vjehrrës.

Përgjigje: Unë qëllimisht po e lexoj këtë pyetje, thjesht dua të demaskoj raste të tilla dhe situata të tilla. Nuk e di nese kjo është e vërtetë siç paraqitet në pyetje, unë nuk di ç’të them domethënë. Për këtë arsye do të këshilloja së pari që ti motër këtë shqetësim t’ia paraqesësh bashkëshortit tënd, sepse kjo nuk është normale për të pasur një jetë normale bashkëshortore. Ne me të vërtetë themi që çifti duhet të jetojë me prindërit, por prindërit nuk duhet të shkatërrojnë, nuk duhet të stresojnë dhe nuk duhet të çorientojnë jetën normale të çiftit. Pra, prindërit e djalit nuk duhet të jenë shkak që të prishet jeta, të shkatërrohet jeta, apo të çoroditet jeta e çiftit bashkëshortor, pasi primar në jetën bashkëshortore është çifti dhe pastaj vijnë të tjerët.

Kështu që prindërit i mbajmë, jetojmë me ta, por ata në asnjë moment nuk duhet të jenë shkas që të prishen, të çekuilibrohen, apo të vështirësohet kështu jeta e çiftit, në këtë rastin e nuses. Vjehrra duhet të kuptojë se kjo nuse është një bijë dhe kjo nuse është nëna e nipërve dhe mbesave të saj, kjo nuse është amanet i Zotit në dorën tuaj, në shtëpinë tuaj dhe duhet ta trajtoni si fëmijën tuaj dhe si vajzën tuaj e jo si një njeri të huaj që ka ardhur për të marrë hise në shtëpinë tuaj, por është diçka reciproke. Pra, nëse vjehrri dhe vjehrra, pra nëna dhe babai i djalit, kërkojnë respekt, kërkojnë sjellje të mirë edhe ata duhet që të jenë të tillë, përndryshe kjo nuk mund të jetë e njëanshme.

Vjehrri dhe vjehrra duhet të mendojnë për nusen si për vajzën e tyre dhe jo si një vajzë e huaj që ka ardhur në shtëpi dhe po konkuron për t’ju marrë djalin apo të xhelozojnë, s’është normale një gjë e tillë. Thjesht thashë po e lexoj këtë pyetje më shumë për të demaskuar rastin. Çuditem se si ka akoma njerëz të tillë që mendojnë kështu!

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *