Saturday, December 4, 2021
Home > Women Nutrition > Ergi Dini do festonte ditëlindjen e 27-të sot, e motra na këput shpirtin me dedikimin prekës

Ergi Dini do festonte ditëlindjen e 27-të sot, e motra na këput shpirtin me dedikimin prekës

Ergi Dini do të festonte ditën e sotme 27- vjetorin e lindjes. Artisti i ndjerë u nda nga jeta tragjikisht në vitin 2016-të pas një aksidenti tragjik me motor. Ditën e sotme, motra e tij, këngëtarja Barbana Dini, ka bërë një dedikim rrënqethës në rrjetet sociale. Teksa ka ndarë një foto të tij, ajo shkruan nuk ka moment që nuk e ka në mendje dhe se koha kalon, por malli shtohet.

“Sot eshte dita jote e lindjes,d
beheshe 27 vjeç!Nuk gjej dot fjale ta shpreh se sa shume mall kam per ty Ergi!Nuk ka moment qe nuk te kam ne mendje…koha kalon,malli shtohet e fjalet pakesohen sepse nuk kane me vlere…Festo me engjejt,engjelli im,dhimbja ime me e madhe…”

Edhe pse u nda nga jeta në moshë fare rë re, Ergi ka lënë pas projekte të çmuara për muzikën shqiptare me zërin e tij që gjithmonë është vlerësuar shumë. Po ashtu, pas ndarjes së tij nga jeta, familjarët janë munduar të mbajnë ende në jetë kujtimin e tij tek dëgjuesit me projekte të reja. Pak muaj më parë ata publikuan një këngë që artisti i ndjerë ka lënë pas. Në kanalin e saj në Youtube, Barbana ka publikuar këngën “Loco”, që Ergi e ka punuar vetëm pak kohë para se të ndahej nga jeta. Po ashtu, para disa vitesh ajo publikoi një bashkëpunim me Ergin me titull “Ku je”. /News31

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *