Saturday, December 4, 2021
Home > Women Nutrition > Nacionalistët serbë u nisen për në Kosovë por policia Kosoves ia bëri gjemën

Nacionalistët serbë u nisen për në Kosovë por policia Kosoves ia bëri gjemën

Pavle Bihali nga lëvizja Leviathan njoftoi në Twitter se do të shkonte në Republikën e Kosovës, por ai u kthye sepse i kërkuan një test PCR në vendkalimin Brnjak, raporton B92.

“Veriu i Kosovës mund të kalohet vetëm në këmbë. Gjithçka është ende e bllokuar. Dhe një paralajmërim: kërkohen teste të PCR. Pra pa asnjë shans që ju t’i afroheni asaj,” tha Bihali në një video.

Bihali është udhëheqësi i lëvizjes Leviathan, e cila, nën maskën e luftimit për të drejtat e kafshëve, ndjek qëllime ekstremiste dhe nacionaliste që synojnë krijimin e të ashtuquajturit “Bota serbe”.

Ngjarja e sotme shkaktoi një ortek komentesh humoristike, ku një prej tyre ishte: “Bir bushtre, ik në luftë sapo të përfundojë testi i PRC.”

Tensionet janë rritur në vend që nga dje pas trazirave midis policisë së Kosovës dhe një pjese serbësh që jetojnë në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *