Saturday, December 4, 2021
Home > Women Nutrition > Tensionet në veri/ Kryeministrja serbe reagon ashpër ndaj Kurtit: Ka tejkaluar masën dhe jemi në prag të…

Tensionet në veri/ Kryeministrja serbe reagon ashpër ndaj Kurtit: Ka tejkaluar masën dhe jemi në prag të…

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, i përgjigjet homologut Albin Kurti për situatën e tensionuar në veri të Mitrovicës. Ajo i bën thirrje NATO-s dhe KFOR-it që të reagojnë dhe të “frenojnë Albin Kurtin.

“U bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar, NATO-s, KFOR-it që të reagojnë urgjentisht dhe ta frenojnë Albin Kurti. Situata është më shumë sesa dramatike dhe ky është momenti që duhet një reagim për të ndalur policinë e çmendur. Kjo sjellje ka tejkaluar të gjitha masat dhe na sjell në prag të kaosit”, ka thënë Brnabiç.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit ka zhvilluar një aksion në Rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Veriut. Këtë e ka konfirmuar dhe kryeministri Kurti. Ai ak kërkuar që qytetarët të mos provokohen nga mediat serbe, që “mbrojnë krimin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *