Sunday, December 5, 2021
Home > Women Nutrition > Pamje të frikshme! Një gropë gjigande hapet në mes të rrugës dhe përpin dy makina (video)

Pamje të frikshme! Një gropë gjigande hapet në mes të rrugës dhe përpin dy makina (video)

Dy vetura u përpin nga një gropë që u hap, në momentin që erdhi deri te shpërthimi i një gypi të ujit të nxehtë në Rusi

Sipas Daily Mail, Toyota Corolla Spacio dhe Nissan Juke përfunduan në “kraterin” që u hap në mes të një rruge në Novosibirsk, qyteti i tretë për nga madhësia në Rusi.

Kjo pamje habiti banorët e këtij qyteti që nuk e dinin sesi erdhi deri te kjo, ku dy vetura përfunduan në gropën gjigante që u hap.

Këto dy vetura ishin të parkuara para një qendre tregtare kur gropa gjigante u hap dhe i përpiu, e gjithçka ndodhi si rezultat i shpërthimit të një gypi të ujit të nxehtë.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, e dëmet materiale janë bukur të mëdha. Ekipet e shpëtimit menjëherë dolën në vendin e ngjarjes nga frika se në këto vetura dikush mund të ketë ngecur.

Video https://videos.dailymail.co.uk/video/mol/2021/10/13/7599461928617620190/640x360_MP4_7599461928617620190.mp4

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *