Monday, November 29, 2021
Home > Women Nutrition > “Ja çfarë i kënaq djemtë shqiptarë”/ Vajza e ish-deputetes së PD zbulon ‘sekretin

“Ja çfarë i kënaq djemtë shqiptarë”/ Vajza e ish-deputetes së PD zbulon ‘sekretin

Blogerja Ada Deda është bërë shumë e njohur për publikun shqiptar pasi etiketohej shpesh në rrjet si vajza seksi e ish-deputetes së PD, Albina Deda.

Gjatë një interviste, modelja 22-vjeçare tregoi se në fillimet e karrierës e ka ndihmuar fakti që nëna e saj ishte e njohur, ndërsa tani është shkëputur nga emri i saj.

“Mendoj se gjithçka ka nisur në moshën 16-vjeçare kur të gjitha vajzat dëshirojnë të bëjnë foto të bukura dhe të bëhen modele.

Pavarësisht kësaj, e kam thënë dhe më parë, më ka ndihmuar shumë emri i mamit. Kështu që, hap pas hapi arrita këtu ku jam. Tani jam mësuar, nuk më ka shqetësuar aspak, as në fillime. Thjesht kam filluar të shkëputem nga emri i mamit, portalet tani fillojnë me emrin Ada Deda modelja”- tregoi Ada.

Modelja pranoi se përdor photoshop në foto që publikon në Instagram dhe tregoi se fotot me bikini janë më të pëlqyera nga ndjekësit e saj, sidomos nga djemtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *